Përshëndetje edhe nga unë.
Në fillim, më lejoni të shpreh mirënjohjen time për kompanitë me përgjegjësi shoqërore që ndihmuan që kjo që patë sot, por edhe ajo që do të shohim më tej, të bëhet realitet.
Bëhet fjalë për automjete policore dhe ushtarake që nuk janë ndezur më shumë se tetë vjet. E patë demonstrimin, e patë se si duket sot e gjithë kjo dhe mund të them se jemi shumë më të përgatitur për të pritur sezonin e zjarreve që pritet të fillojë shumë shpejt ose ka filluar, sepse kanë filluar të shfaqen disa zjarre në pjesë të ndryshme të territorit të shtetit.
Falënderim për të gjithë ata që morën pjesë në këtë aktivitet, duke filluar nga zëvendëskryeministri Dimovski, ministrat Misajllovski, Toshkovski, kryetari i Komunës së Kavadarit Mitko Jançev, i Negotinës Goran Stojanov, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Angelov – për të gjithë, për të gjithë që morën pjesë në këtë procedurë, në këtë modifikim të automjeteve policore dhe ushtarake që, do ta përsëris, ishin të braktisura dhe të pandezura për më shumë se tetë vjet.
Në këtë mënyrë mund të them se shteti kursen disa dhjetëra miliona euro. Kursimi është disa dhjetëra miliona euro dhe të mos flasim për atë se sa janë rritur kapacitetet. Po ashtu mund të them se këtë javë pritet të arrijë nga servisi edhe avioni i dytë që ishte në servis, ndërsa të tretin e presim të vijë diku nga fundi i muajit ose në fillim të gushtit. Nga dy helikopterë policorë dhe ushtarakë janë gjithashtu të gatshëm për intervenim në rast zjarresh apo fatkeqësish natyrore, kështu që, nëse do krahasoheshim me të kaluarën, këtë vit nuk mund të bëjmë asnjë krahasim.
Gjithashtu është në fuqi ndalesa për lëvizje pa leje në zonat pyjore dhe në male. Kështu që, kur gjithçka kjo të përmbyllet, mund të them se jemi shumë, shumë më të përgatitur se kurrë më parë për t’u përballur me sfida të tilla, natyrisht.