Ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtazani, sot në Paris, në takim me ministrin i obliguar për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropën dhe Punën e Jashtme të Francës – Benjamin Hadad, filloi vizitën e tij punuese në Republikën Franceze. Disktuimi u zhvillua në konteskt të realitetit të ri gjeopolitik në Evropë, në të cilën partneriteti mes Maqedonisë së Veriut dhe Francës po merr impuls të ri në drejtim të thellimit të integrimit evropian, stabilitetit politik dhe rezistencës së rajonit ndaj ndikimeve të jashtme.
Në fokus të takimit ishin perspektivat për avancimin e bashkëpunimit dypalësh dhe institucional, veçanërisht në fushën e politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian me rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe përforcimi i dialogut politik dhe koordinimi i përbashkët në çështjet kyçe politike dhe të sigurisë. Murtazani riafirmoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut të ofrojë partneritet të qëndrueshëm, demokratik dhe të orientuar drejt reformave, i mbështetur me kontribut konstruktiv për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal. Në këtë drejtim, Murtazani theksoi nevojën për mbështetje të vazhdueshme dhe principiele nga Franca për procesin eurointegrues, duke potencuar se integrimi i plotë i Maqedonisë së Veriut dhe i rajonit në Bashkimin Evropian mbetet garantuesi më i fuqishëm për stabilitet afatgjatë, konsolidim demokratik dhe prosperitet evropian. Në këtë drejtim, ai theksoi: „Na nevojitet përkushtimi i Francës për të arritur sukses të përbashkët dhe përparim vendimtar drejt konsolidimit të Evropës në këto kohë turbulente gjeopolitike.“
Ministrat u dakorduan se përforcimi i dialogut politik, shkëmbimi ekonomik dhe bashkëpunimi kulturor mbeten prioritete për të dyja vendet. Gjithashtu u theksuan edhe iniciativat ekzistuese franceze, përfshirë angazhimin e ekspertëve teknikë në institucionet maqedonase, si kontribut konkret për avancimin e proceseve reformuese dhe harmonizimin me standardet evropiane. Nga ana e ministrit Haddad u riafirmua mbështetja e fuqsihme e Francës për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Në kuadër të takimit, u shqyrtuan edhe hapat e mëtejshme për thellimin e bashkëpunimit strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Francës, veçanërisht përmes promovimit të mundësive të reja për investime franceze në energjetikë, transformimin digjital dhe infrastrukturë, si dhe përforcimin e shkëmbimeve në fushën e arsimit dhe kulturës. Ministri Murtazani riafirmoi vendosmërinë e Qeverisë për vazhdimin e reformave dhe për inicimin e formave të reja partneritetit institucional me Francën, duke njohur Parisin si partner të pazëvendësueshëm në realizimin e qëllimeve strategjike eurointegruese të Maqedonisë së Veriut.