Të dashur miq,
Të nderuar qytetarë,
Përfaqësues të mediave,
Kolegë nga Qeveria,
Kryetar komune, deputetë, drejtorë dhe pjesëmarrës,
Me nder të veçantë dhe kënaqësi të madhe jemi këtu sot, së bashku, për të hapur ambulancën e re të ISHP Shtëpia e shëndetit Shkup në komunën e Ilindenit - projekt që nuk është thjesht një ndërtesë tjetër, por dëshmi se kur institucionet bashkëpunojnë, kur ka vizion dhe përkushtim ndaj qytetarëve - atëherë rezultatet nuk mungojnë.
Në këtë ambulance, tha ministri se janë investuar rreth 16 milionë denarë, por së bashku me infrastrukturën shoqëruese dhe në konsultim me kryetarin e komunës, vlera totale e investimit arriti në 25 milionë denarë.
Por, vlera e këtij objekti është shumë më e madhe se shuma në para. Ajo matet me sigurinë e prindërve se fëmijët e tyre do të kenë kujdes shëndetësor afër shtëpisë, me qetësinë e banorëve më të moshuar që nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë larg për kontrolle, me dinjitetin e punonjësve të kujdesit shëndetësor të cilët më në fund po marrin kushtet që meritojnë.
Ky është fryt i përpjekjeve të përbashkëta të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeverisë dhe vetëqeverisjes lokale të Ilindenit. Ky është modeli i funksionimit që ne promovojmë - bashkëpunim në vend të justifikimeve, vepra në vend të fjalëve.
Të nderuar të pranishëm,
Kjo ambulancë është pjesë e angazhimit tonë më të madh - të rinovojmë, të modernizojmë dhe të forcojmë sistemin e kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin. Vetëm në periudhën e kaluar:
- Rinovuam tërësisht repartin e sëmundjeve infektive urgjente dhe njësinë e kujdesit intensiv në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.
- Në Spitalin e përgjithshëm në Gostivar rinovuam disa reparte, si dhe në Spitalin klinik në Tetovë.
- U rinovua reparti i radiologjisë i klinikave kirurgjikale, si dhe ambulanca neurologjike në Klinikën e Fëmijëve, në mënyrë intensive po punohet në Klinikën Karil.
Dhe kjo nuk është e gjitha, ka shumë aktivitete të tjera që janë në vazhdim.
Këto nuk janë aktivitete të ndara, kjo është pjesë e një transformimi serioz, sistemik të shëndetit publik. Dhe, e di që nuk do të jetë e lehtë, e di që do të jetë e vështirë dhe e dhimbshme dhe do të duhet kohë që e gjithë kjo të përfundojë, ajo që është shkatërruar për dekada.
Por, ne kemi një motiv, ju qytetarët jeni frymëzimi ynë dhe ne do ta bëjmë këtë, do ta përmbushim premtimin tonë për shëndet publik që do t'u ofrojë qytetarëve shërbime, llojin që qytetarët meritojnë.
Ne nuk po ndërtojmë vetëm objekte, ne po ndërtojmë besim, dinjitet dhe një shpresë të re në kujdesin shëndetësor maqedonas. Shpresë në të cilën pacienti është në qendër, dhe shteti kujdeset për të, në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo shtëpi.
Të nderuar miq,
Po ndërtojmë themelet e ndryshimit, sepse ajo që premtuam është ajo që po realizojmë. Sot këtu në Ilinden po hapim diçka që është më shumë se një ambulancë, po hapim derën për një shtet më të përgjegjshëm, më human dhe më afër për qytetarin.
Ky është vetëm fillimi. Do të vazhdojmë me rinovime, me investime, me objekte të reja, pajisje të reja, me më shumë motivim për punonjësit e kujdesit shëndetësor, por edhe me më shumë kujdes për çdo njeri në Maqedoni.
Ju faleminderit. Urime dhe le të na shërbejë për të mirë për gjithçka që sot filluam!