Mickoski: Rinovimi i konvikteve studentore është një projekt i rëndësishëm - studentët më në fund do të kenë më shumë se kushte të mira

Sot, gjatë  vizitës në konviktin studentor "Kuzman Josifovski - Pitu" në Shkup dhe një inspektimi të aktiviteteve për rehabilitim me efikasitet energjetik të objektit, Kryeministri Mickoski dha deklaratë  për gazetarët dhe të gjithë publikun:

"Ky është një projekt shumë i rëndësishëm, jo vetëm për këtë konvikt studentor, por për të gjithë në përgjithësi. Për një kohë të gjatë ishte i bllokuar në labirinte, në procedura, por më në fund është zhbllokuar. Një përpjekje vërtet e madhe nga Ministria dhe mendoj se gjithçka për të cilën foli ministrja do të ndodhë. Është e rëndësishme për ne që ta përfundojmë këtë projekt dhe që të rinjtë, studentët, më në fund të fitojnë, do të thoja, kushte më shumë se të mira për akomodim.

Të paktën nga ajo që arritëm të shihnim, një hapësirë, si do të dukej e gjitha brenda, mendoj se edhe kameramanët tuaj e ndoqën. Krahasuar me atë se si ishte më parë, është një dallim i madh. Dhe në të vërtetë ata do ta shijojnë përvetësimin e lëndës në fakultete dhe universitete.

Unë vetëm mund të uroj studime të suksesshme, të gjithë ata parametra teknikë dhe financiarë të këtij projekti i përmendi edhe  ministrja, mund të uroj vetëm që projekti të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe që studentët të fillojnë të akomodohen sepse kjo është gjëja më e rëndësishme për ne. Gjatë vitit të ardhshëm, presim që studentët të fillojnë të akomodohen ngadalë.

Pra, ne vazhdojmë me atë që kemi thënë, që si Qeveri, qëllimi ynë është realizimi i projekteve, reformave sepse kjo është ajo që qytetarët presin nga ne. Të ndërtojmë, dhe jo siç ishte në të kaluarën kur qeveritë vidhnin dhe vidhnin shumë nga qytetarët dhe nuk arrinin të bënin asgjë”.