Mickoski dënon ashpër thirrjet me mesazhe ksenofobike dhe nacionaliste në ndeshjen Maqedoni-Rumani në Kumanovë

Kryetari i Qeverisë  Hristijan Mickoski, sot duke u përgjigjur në pyetje gazetareske, dënoi ashpër thirrjet gjatë ndeshjes Maqedoni-Rumani në Kumanovë nga ana e  disa personave të pranishëm në sallë, dhe theksoi se grupet e tifozëve duhet t’i përkrahin ekipet e tyre, pa mesazhe ofenduese dhe ksenofobe.

Gjatë ditës së djeshme, organizatori, që ishte Federata e Basketbollit, po ashtu  edhe Komuna e Kumanovës, i dënuan brohoritjet dhe shpërthimet ksenofobike të disa personave në sallë, të them të drejtën, derisa isha atje, nuk e vura re fare, sepse bëhet fjalë për një grup i vogël njerëzish.

Por do të doja ta shfrytëzoj këtë rast për t’iu bashkuar dënimit të nacionalizmit dhe ksenofobisë, së pari, për atë që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë, dhe më pas dua të përcjell një mesazh për të gjitha grupet e tifozëve që të bëjnë tifo në mënyrë sportive, të përkrahin ekipin e tyre dhe përfaqësuesen kombëtare të Maqedonisë. Kjo është ajo që mbështet kjo Qeveri, dhe gjithçka tjetër do t'i nënshtrohet hetimit dhe sanksioneve, pavarësisht se nga cila anë vjen, thotë Mickoski.

Edhe një herë ta përsëris, i dënoj në mënyrë absolute thirrjet ksenofobike dhe nacionaliste të disa individëve, të cilët nuk u përkrahën nga asnjë prej të pranishmëve në sallë.