Mickoski: Maqedonia është shteti i gjashtë për tërheqjen e investimeve të huaja sipas BPV-së

“Do të jem i saktë që të mos keqkuptohem, thamë se jemi ekonomia e katërt në Evropë. Për fat të keq, ende ka të tillë që në mënyrë brutale grabitqarе përpiqen të defokusojnë, shumë qartë dhe saktë thamë atëherë se bëhet fjalë për rritjen e katërt më të madhe të BPV-së në Evropë. Ashtu edhe kjo se ne jemi shteti i gjashtë në botë për nga numri, përmasat dhe volumi i investimeve të huaja në botë sipas BPV-së, domethënë të jemi të saktë, të mos lejojmë që ky lloj i njerëzve ta devfokusojnë edhe këtë,” – thotë Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske.

Kryeministri Mickoski shtoi se, sipas Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Maqedonia është destinacioni i gjashtë në botë i cili ka tërhequr numrin më të madh të turistëve në bazë të përqindjes së rritjes, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Dhe po ashtu duhet të themi se sektori i turizmit i Kombeve të Bashkuara publikoi se jemi destinacioni i gjashtë i cili ka tërhequr numrin më të madh të turistëve në botë, sipas përqindjes së rritjes, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këto janë parametra të cilat janë të mira dhe të rëndësishme. A do të ndjehet kjo tek standardi i qytetarëve, unë jam i bindur se kjo po ndodh, ndoshta po vjen ngadalë, por në periudhën që vijon do të jetë edhe më e theksuar. Duke pasur parasysh se pa pasur ndërhyrje, populizëm dhe pa patur mënyrë në të cilën më herët rritej paga mesatare, ne e kemi të njëjtën rritje prej 11, 12 dhe 13 përqind, që do të thotë se standardi po vjen ngadalë por sigurt në vendin e vet,” theksoi ai.

“Qëllimi ynë parësor ishte të konsolidohemi si shtet, vlerësoj se jemi në atë fazën e konsolidimit dhe tani është koha që të fillojë rritja, gjegjësisht të ndjehet gjithçka për të cilën folëm sot. Prandaj them se nëse kemi rritje të pagave prej 11, 12, 13 përqind në bazë mujore dhe inflacion mesatar prej 4 përqind, atëherë në neto kemi rritje prej 7 përqind. Si ishte situata para një vit e gjysmë, dy: Atëherë kishim inflacion mesatar prej 15, 18, 20 përqind dhe rritja e pagave ishte nën nivelin e inflacionit, që do të thotë se standardi ishte në negativ, pra në minus, ndryshe nga tani që është në pozitiv,” theksoi Kryeministri Mickoski.