Mickoski: E ardhmja e shtetit është në kuadër të BE-së

Në përgjithësi, patëm një ditë shumë të frytshme këtu në Londër, me shumë takime që përfshinë disa tema të ndryshme - ekonominë, sigurinë dhe procesin e integrimit të Maqedonisë në kuadër të Bashkimit Evropian, që në përgjithësi ishin edhe temat e përfshira në Samitin e Procesit të Berlinit.

Këtu u shtua edhe një temë tjetër,  ajo e migrimit ilegal. Duhet të them se dita ishte mjaft frymëzuese. E fillova me një takim me ministrin francez për Evropën, z. Benzhamin Hadad, i cili është jashtëzakonisht i afërt me presidentin Makron, me të cilin shprehëm qëndrimet tona, përkatësisht qëndrimet që i përsërisim gjatë gjithë kohës, se duhet të ketë një dorëzim të garancive nga vetë BE-ja, duhet të ketë zbatim nga fqinji ynë lindor në pjesën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare, respektimit të institucioneve evropiane siç është Gjykata për të Drejtat e Njeriut, integrimin e komunitetit maqedonas në kuadër të Këshillit Ministror për Pakicat te fqinji ynë lindor, etj.

Këto nuk janë kushte shtesë, por kjo nënkupton partneritet, kjo nënkupton marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet dy vendeve.

Sa i përket pjesës së sigurisë, e theksuam faktin e sigurisë energjetike, zhvillimin e interkonektorëve të gazit, atij që aktualisht po ndërtojmë me fqinjin tonë jugor, Greqinë, dhe atij që planifikojmë ta fillojmë shumë shpejt me fqinjin tonë verior, Serbinë. Pastaj korridoret, vazhdimisht i përmendim korridoret 10 dhe 8, të cilat për ne si shtet janë shumë të rëndësishme, por edhe për Evropën kanë rëndësi të madhe, veçanërisht për krahun jugor të NATO-s, sepse lidhin Detin Jon dhe Detin Adriatik me Detin e Zi,  që është Korridori 8 dhe Korridori 10 që praktikisht lidh Mesdheu, kjo pjesë e Mesdheut me Detin Egje dhe me Evropën Qendrore.

Sa i përket migrimit ilegal, qëndrimi ynë është plotësisht i qartë se ne praktikisht po e mbrojmë Evropën nga vetë Evropa, sepse tek ne migrantët hyjnë në mënyrë ilegale nga shtete anëtare të BE-së. Këtë ide e shtjellova edhe para kryeministrit Starmer, gjatë takimit bilateral, duke theksuar se do të ishin të mirëpritur ekspertë britanikë, ekspertizë britanike, madje edhe oficerë policorë dhe pjesëtarë të Ushtrisë së Britanisë, që së bashku me pjesëtarët tanë ta mbrojmë kufirin tonë juglindor nga migrimi ilegal dhe, në këtë mënyrë, ta mbrojmë edhe vetë Evropën. E prezantova  ftesën tonë të hapur për këtë bashkëpunim.

Kështu që do të thoja se deri në këtë moment, kemi pasur një ditë me të vërtetë të frytshme këtu në Londër. Dhe të mos e harrojmë procedurën e nënshkrimit të memorandumit për mirëkuptimit me konsorciumin amerikano-britanik, i cili do të investojë në ndërtimin e një fabrike për prodhim, që është pjesë e industrisë së mbrojtjes, rreth 150 milionë dollarë, dhe aty do të punësohen disa qindra, mund të them deri në një mijë persona, por ky është vetëm fillimi, plani është që të arrihet një shifër prej një miliard.

Unë shumë herë them se duhet të fitojmë në shtëpi dhe këtu nuk kam asnjë dilemë, se detyra e shtëpisë është më e rëndësishmja, por duhet të fitojmë edhe në Londër, edhe në Bruksel, edhe në Paris, edhe në Berlin, edhe në Romë, edhe në Uashington dhe në kryeqytetet e tjera të vendeve anëtare të BE-së, por edhe të shteteve me ndikim në botë.

Do të luftojmë për të mbrojtur interesat kombëtare dhe interesat e Maqedonisë në përgjithësi dhe të qytetarëve. E ardhmja e shtetit është brenda kornizës së BE-së, kjo është një nga qëllimet tona të fundit strategjike.

Ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë ta përmbushim këtë qëllim strategjik, por njëkohësisht t’i mbrojmë interesat maqedonase.

Është normale që mesazhi nga ana e tyre është se vendi ynë e ka vendin në kuadër të BE-së, ashtu si edhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor. Diskutim mjaft frymëzues dhe konkret pati kancelari gjerman, zoti Mertz, i cili qartë tregoi se si e sheh rajonin, normalisht, ishte një takim i mbyllur dhe nuk do të doja tani të flas për detajet, por dha një kahje shumë të qartë se si e sheh rajonin dhe cilat janë planet për të ardhmen e rajonit në kuadër të integrimit në BE.

Gjithashtu edhe disa nga kryeministrat dhe presidentët e vendeve anëtare të BE-së kishin mesazh të qartë dhe mënyrë të qartë se si e shohin rajonin në të ardhmen.

Kështu që unë mbetem optimist, por është e rëndësishme ta kryejmë detyrën e shtëpisë, këto janë reformat dhe këtë do ta bëjmë në periudhën që vijon, pres progres edhe në drejtim të zhbllokimit të problemit që kemi aktualisht, por të shohim, kemi thënë qëllimi ynë është ta mbrojmë dinjitetin tonë kombëtar, identitetin tonë dhe interesat tona kombëtare.

Po, me të vërtetë ishte një ngjarje e pazakontë për ne, do të thosha për Ballkanin, por për ne ishte një nder i madh të ishim pjesë e saj, për të biseduar për situatat në rajon, unë e thashë qartë atë që duhej ta thosha dhe që lidhet me Maqedoninë tonë, ai tregoi përvojën e tij nga Maqedonia, kur ka qenë këtu, natyrisht atëherë në një funksion tjetër si princ, jo si mbret, kështu që në përgjithësi, elita kryesore politike e Mbretërisë së Bashkuar ishte atje, biseduam me ministren e Punëve të Jashtme dhe me zyrtarë të tjerë të lartë, kështu që e vlerësoj jashtëzakonisht të suksesshëm këtë takim, këtë qëndrim që pata në Londër. Nesër shihemi në Shkup, në Maqedoni, vazhdojmë me aktivitetet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale dhe gjithashtu nesër festojmë festën e madhe të 23 tetorit – Ditën e VMRO-së kështu që ua uroj paraprakisht të gjithë qytetarëve.

Kjo do të ishte municion dhe do të thoja armë që do të ishin të destinuara për tregun botëror, por në përgjithësi do të jenë të standardizuara sipas NATO-s, kështu që përdorues, mendoj, do të jenë kryesisht vendet anëtare të NATO-s, pres që tashmë vitin e ardhshëm ky proces të përshpejtohet dhe nëse ecim sipas planit, diku në vitet 2027–2028 duhet të fillojmë me prodhimin.