Zëvendës Kryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, para anëtarëve të Këshillit të Ministrave e prezantoi draft-verzionin e Planit 18.
“Patëm një prezantim të shkëlqyeshëm nga Plani 18 para grupeve të ndryshme, siç janë Delegacioni i Bashkimit Evropian, misionet e OSBE-së, Sektorit Civil, opozitës, me çka vazhdojmë parimin e gjithëpërfshirjes që nga faza e përpilimit të tij” theksoi Osmani në takim, duke informuar për suksesin e këtij procesi ku tashmë vijnë sygjerime konstruktive dhe komente të cilët meritojnë të merren parasysh me seriozitet të madh gjatë finalizimit të Planit.
“Plani 18 duhet të tejkalon Planin 3-6-9 për nga cilësia dhe ambiciet, dhe ta forcon agjendën e reformave të Qeverisë në periudhën nga vendimi për negociata, e deri në fillimin e tyre” theksoi mes tjerash Osmani, duke vënë theksin në rëndësinë e përpilimit të një Plani cilësor i cili do ti arsyeton pritshmëritë për reforma cilësore dhe thelbësore,si dhe besueshmëria në kursin e reformave të Qeverisë, si në popullatën vendase ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Në këtë kontekst, Osmani informoi se gjatë javës së ardhshme pret një sërë aktivitetesh në drejtim të harmonizimit të vërejtjeve ndaj Planit të cilët vijnë na të gjitha palët e interesuara.