
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e 106-të të rregullt, me propozim të Entit Shtetëror të Statistikës, do ta shqyrtojë Propozim – programin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për hulumtime statistikore për periudhën 2018-2022.
Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në mbledhje sot do të shqyrtohet edhe Propozim-programi për plotësimin e Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2018.
Në mbledhjen e saj Qeveria e RM-së do ta shqyrtojë Informacionin në lidhje me sjelljen e Strategjisë për zhvillim të sipërmarrjes së gruas në Republikën e Maqedonisë, 2019-2023, me Propozim-strategji dhe Plan të Veprimit.
Ministria e Drejtësisë në mbledhjen e sotme të Qeverisë do t’i parashtrojë në diskutim dhe vendimmarrje Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, Propozim –ligjin për ndryshimin dhe plotësimin Ligjit për gjykatat, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, Propozim-ligjin për ekzekutim të sanksioneve, Propozim-ligjin për kundërvajtje , si propozime të Ministrisë së Drejtësisë.
Në mbledhjen e sotme Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do t’i prezantojë informacionet në lidhje me Vendimin për ndërprerje të mandatit, sipas ligjit në fuqi kryetarëve të komunave, kryetarit të komunës Novo Sello, të komunës Dibër dhe të njoftojë për fillimin e procedurës për shpallje të zgjedhjeve për kryetar komune në këto komuna.
Si propozim i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në mbledhjen e Qeverisë do të shqyrtohet Informacioni për aktivitetet e realizuara për personat me kujdes të përkohshëm dhe mundësitë e krijuara për strehim të pavarur për të njëjtit, si dhe informata për nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim për sigurimin e bashkëpunimit efikas dhe koordinues në zbatimin e fushatës së përbashkët mediatike për promovimin e profileve profesionale dhe mundësive për arsim profesional në Maqedoni në periudhën 2018-2021.
Qyteti i Shkupit në këtë mbledhje Qeverisë do t’i prezantojë Informacionin në lidhje me Draft-planin për avancimin e komunikacionit të çiklizmit 2018-2021.
Në mbledhjen e saj të 106-të të rregullt Qeveria e RM-së do ta shqyrtojë edhe informacionin për Memorandumin për mirëkuptim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e përfaqësuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe Zvicrës e përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për realizimin e projektit Arsim për punësim në Maqedoni.