Memorandum i nënshkruar për bashkëpunim për promovimin e arsimit profesional në Maqedoni – profilet profesionale ofrojnë punësim stabil dhe paga solide

Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim për fushatë të përbashkët mediatike për promovimin e profileve profesionale dhe arsimit profesional, qëllimi kryesor i të cilit është ngritja e ndërgjegjes, për rëndësinë e këtij lloji të arsimimit dhe profesioneve, si dhe promovimin e tyre në mesin e të rinjve dhe prindërve të tyre. Memorandumin në emër të Qeverisë e nënshkroi ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carovska, ministri i arsimit dhe shkencës dr. Arbër Ademi dhe drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski, si dhe përfaqësues të projekteve të cilat zbatohen me mbështetjen e UNDP-së, USAID-it dhe Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, dr. Koço Angjushev, nënvizoi se Qeveria në mënyrë aktive punon në të gjitha segmentet për mbështetjen e ekonomisë, së pari duke siguruar klimë të qëndrueshme biznesi dhe duke siguruar shkallë më të lartë të sundimit të së drejtës, si dhe mbështetje financiare për kompanitë.

“Element shumë i rëndësishëm për kompanitë është sigurimi i kuadrit të duhur profesional dhe ekspert. Këtu përballemi me dy probleme. Problemi i parë është sistemi arsimor, i cili nuk korrespondon me nevojat reale dhe shumë vite prapa kemi stimuluar sistem arsimor, i cili krijon kuadër që nuk mund ta realizojë zbatimin e tij praktik në ekonominë reale. Kemi shumë universitete, kryesisht sistem të shkollave të mesme të gjimnazeve që promovon njohuri universale që është kryesisht i pazbatueshëm pas përfundimit të arsimit, kurse nga këtu kemi shumë universitete që krijojnë kuadro të cilat nuk mund ta gjejnë të ardhmen e tyre. Punojmë ta tejkalojmë këtë situatë në dy mënyra, përmes masave urgjente, siç është rikualifikimi, ritrajnimi, trajnimi plotësues i kuadrove për nevojat e sektorit real, por edhe me masa sistemore të cilat nënkuptojnë krijimin e shkollave të mesme profesionale dhe reformë në sistemin e arsimit të lartë. Do të punojmë në ngritjen e vetëdijes së nxënësve dhe prindërve, se me arsimin cilësor profesional do të kenë punësim të qëndrueshëm profesional”, theksoi zëvendëskryeministri, Angjushev.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, si krijues dhe zbatues i politikave, projekteve dhe masave për uljen e papunësisë, zë vend qendror në realizimin e Memorandumit për bashkëpunim. Ministrja Milla Carovska, theksoi se është e kënaqur me zbatimin e realizimit të shkëlqyer të masave të Planit Operativ për mbështetje të punësimit në vitin 2018. 

“Në vitin 2018 kemi realizuar mbi 90% të masave të parapara me Planin Operativ që do të thotë se në mënyrë të shkëlqyeshme janë të konceptuara dhe të projektuara. Për vitin 2019 kemi rekord prej 1 miliard denarësh për rikualifikim. Mendoj se me këtë do ta përmirësojmë mungesën e kuadrit profesional në Maqedoni. Gjithashtu Ligji për mbrojtje sociale do të jetë vetëm pikënisje për uljen e varfërisë për shkak se vetëm me anë të punësimet dilet nga varfëria. Me reformën sociale do të punohet në aktivizimin e tregut të punës së personave që janë shfrytëzues të asistencës  sociale, por janë të aftë për punë”, shtoi Carovska.

Ministri i arsimit dhe ahkencës dr. Arbër Ademi theksoi se në mënyrë aktive punohet në më shumë  aspekte për  avancimin  e procesit arsimor.

“Ta potencoj faktin kryesorë në lidhje me zgjedhjen e arsimit të mesëm profesional, dhe se ky lloj i arsimit siguron më shumë gjasa që menjëherë pas mbarimit të nivelit të duhur arsimor, individi të sigurojë punë dhe ta materializojë diturinë. Nevoja për kuadër profesional në këtë moment është e madhe dhe  në të ardhmen do të rritet edhe më tej. Kështu që kjo fushatë për të cilën sot nënshkruajmë Memorandum është më se e rëndësishme. Ne në këtë moment me të vërtetë jemi të angazhuar dhe punojmë që ta avancojmë cilësinë e arsimit profesional dhe trajnimeve, por është e nevojshme që të gjitha këto ndryshime pozitive, mundësitë dhe përfitimet që dalin nga këto, gjatë procesit arsimor por edhe pas përfundimit të tij, t’i prezantojmë dhe t’i afrojmë më afër rinisë dhe qytetarëve në përgjithësi” tha Ademi.

Ambasadorja e Zvicrës Shkëlqesia e saj znj. Sibil Suter, theksoi  se Zvicra e mbështet fuqishëm Maqedoninë në procesin e reformës.

“Zvicra është e njohur për arsimin e saj profesional dhe trajnues. Mësim i rëndësishëm që e mësuam është se vazhdimisht duhet ta avancojmë sistemin për arsim profesional dhe trajnues, t’i përshtatemi ekonomisë dinamike.  Fuqimisht besojmë, se angazhimi i sektorit privat në arsimin profesional dhe trajnues është me rëndësi jetike edhe për prodhimin e fuqisë së kualifikuar të punës edhe për kompanitë private që të jenë konkurrente në tregjet ndërkombëtare “ tha ambasadorja, Suter.

“Me fushatën që promovojmë sot kontribuojmë drejt ndryshimit të ndërgjegjes dhe prioriteteve posaçërisht te të rinjtë. Shansin ta gjejnë këtu, në Maqedoni, përmes arsimit profesional dhe pastaj edhe me përsosje. Fondi tashmë realizon një program të tillë, i cili siguron shumën deri në 1 milion denarë për përsosje profesionale jashtë vendit. Segment i veçantë i rëndësishëm mbetet nxitja për zhvillim të biznesit të tyre, me zhvillim dhe zbatim të teknologjive të reja “ tha Jovan Despotovski, drejtor i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, i cili do të jetë pjesëmarrës aktiv në fushatë.

Një nga nënshkruesit e Memorandumit është “Projekti i USAID-it për zhvillim të ekosistemit afarist”, kurse në emër të nënshkruesit dhe ambasadës së Amerikës u drejtua drejtoresha e zyrës së programit të USAID-it, znj. Nensi Godfri.    

Pjesë e zgjidhjes së mungesës së fuqisë profesionale të punës është promovimi i profileve profesionale si zgjedhje e parë.

Me këto aftësi të rinjtë mund të bëhen edhe sipërmarrës,që të bëhen zdrukthëtarë profesional, mekanik, saldues apo ondulues, kjo paraqet mundësi për vetëpunësim ose fillim të një biznesi të vogël.

Në të njëjtën kohë u mundëson punëtorëve të kenë fuqi më të madhe në bisedimet me punëdhënësit nëse vendosin për një rrugë të tillë të karrierës” shtoi Godfri.

Në emër të UNDP-së Memorandumin e nënshkroi ushtruesi i detyrës udhëheqës i zyrës në Maqedoni, z. Zoran Samarxhiev.