Komiteti Drejtues i Instrumentit të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor – WBIF (Western Balkas Investment Framework - WBIF), mori vendim që Republikës së Maqedonisë t’i aprovojë tre aplikacione për projekte infrastrukturore në vlerë të përgjithshme nga 24 milion euro grande (të pakthyeshme) mjete për ndihmë teknike dhe investime.
Aplikacioni i miratuar për ndërtim të Autostradës A2 Gostivar- Kërçovë për aksin Bukojçani- Kërçovë, gjatësi prej 12.7 km, si pjese e korridorit 8, ku edhe janë siguruar mbi 20 milion euro (20.348.000 euro). Mjetet e përgjithshme për ndërtimin e aksit të autostradës Bukojçan-Kërçovë kanë vlerë prej diku rreth 105 milion euro. Mjetet tjera do të sigurohen nga BERZH si hua në vlerë prej 79,2 milion eurosh dhe pjesëmarrja e NPRRSH nga mjetet e veta me vlerë prej 6 milion eurosh.
Aplikimi i miratuar për grand investuese për mjete ndërtimore për rehabilitim dhe rindërtim të rrugës shtetërore aksit A2, aksi Kriva Palankë – Deve Bair (kufiri me Bulgarinë), si pjesë e korridorit 8, me të cilën janë siguruar vlerë prej mbi dy milion e gjysmë euro (2.570.000 euro për investime dhe 50.400 euro për ndihmë teknike). Me këtë investim planifikohet rehabilitim dhe zgjerim të aksit rrugor në gjatësi të përgjithshme prej 13 km, që është pjesë e rrugës lindore Pan- evropiane të korridorit 8, dhe me të, përfitimet nga realizimi i projektit nuk do të ishin vetëm Nacional, por edhe të interesit rajonal. Respektivisht, për realizimin e këtij projekti në 20.09.2018 lidhën marrëveshje për hua dhe marrëveshje për garanci, me të cilën nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim u sigurua hua në vlerë prej 10 milion eurosh, ndërkaq pjesëmarrja e NPRRSH nga mjetet e veta është 1,37 milion euro.
Në fund, në kuadër të thirrjes së 20 të WBIF u aprovua aplikacioni për grand mjete për ndihmë teknike në vlerë prej 1 milion euro për përgatitjen e studimit Fizibilitetit dhe studimi për ndikim të mjedisit jetësor dhe aspekteve sociale të projektit HE Çebren. Me studimin e Fizibilitit do të behet analizë e detajuar e përgjithshme e dokumentacionit të deritanishëm të përpunuar për objektin dhe do të definohet zgjidhje optimale teknike që duhet të jetë e qëndrueshme financiarisht dhe ekonomikisht, dhe në të njëjtën kohë do të shqyrtohet edhe arsyetimi strategjik i këtij investimi. Paralelisht me përpunimin e studimit fizibiliti do të përpunohet edhe studimi i vlerësimit të ndikimit të tij në mjedisin jetësor dhe aspektet sociale, që do të përpunohet në përputhshmëri me standardet dhe konventat ndërkombëtare për objekte të këtij lloji dhe në përputhshmëri me legjislacionin e brendshëm.
Instrumenti i Kornizës Investuese për vendet e Ballkanit Perëndimor (Western Balkans Investment Framework-WBIF) në mënyrë zyrtare u hap në vitin 2009, si iniciativë e përbashkët e Komisionit Evropian, Banka për Zhvillim në Këshillin Evropian, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Banka Investuese Evropiane (BIE) dhe më vonë edhe përfshirja e Bankës Botërore dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW). Mjetet për WBIF kryesisht vinë nga burimet e ardhshme: Resurse të alokuara nga pakoja rajonale e IPA-s; Grande që ndajnë institucionet financiare ndërkombëtare; Grande që i ndajnë donatorët bilateral përmes fondit të përbashkët për Ballkanin Perëndimor (European Western Balkans Joint Fund - EWBJF).