Kryeministri Zoran Zaev vizitoi Avokaturën e shtetit të Republikës së Maqedonisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot vizitoi Avokaturën e shtetit dhe realizoi takim me Avokatët e shtetit të Republikës së Maqedonisë, të kryesuar nga Avokati i shtetit Fehmi Stafa.

Në takim u bisedua për mundësitë për përmirësimin e kushteve për punë të këtij institucioni si dhe mundësitë që kanë të bëjnë me rritjen e koeficientit të pagave të Avokatëve të Shtetit.

Kryeministri Zaev theksoi se ky institucion është i rëndësishëm për Republikën e Maqedoninë për shkak se është faktor për mbrojtjen e shtetit në procedurat gjyqësore.

Kryeministri i informoi Avokatët e shtetit për qëllimet e Qeverisë që të ndihmojë në përmirësimin e kushteve për punë të Avokaturës së shtetit dhe shërbimet në këtë institucion dhe potencoi se në bashkëpunim me MPB është gjetur zgjidhje me problemin e sigurimit të këtij institucioni.

“Jemi të vendosur t’i përmirësojmë kushtet për punë dhe të mbështesim modernizimin e këtij institucioni. Kjo është pjesë përbërëse e efikasiteti të procesit që ndikon edhe në institucionet tjera dhe në jetën e qytetarëve”, theksoi kryeministri Zaev para Avokatëve të shtetit.

Kryeministri Zaev njëkohësisht apeloi që Avokatët e shtetit të bëjnë gjithçka që është në ingerencat e tyre që të dinamizohen proceset e denacionalizimit  dhe të mos ketë ngecje.

Avokatët e shtetit faleminderuan kryeministrin Zaev për vizitën dhe njëkohësisht shprehën kënaqësi për mbështetjen e Qeverisë për sigurimin e kushteve kadrovike dhe logjistike që do të ndikojë në përmirësimin e punës së këtij institucioni.

Sigurimi i kushteve për digjitalizimin e Arhivës dhe të të gjitha lëndeve që në të ardhmen do të pranohen për punë dhe angazhimet për vënien e sistemit elektronik janë vendimtare për rritjen e efikasitetit.

Avokati i shtetit Fehmi Stafa përshëndeti angazhimin e Qeverisë për përmirësimin e  kushteve për punë dhe faleminderoi kryeministrin Zaev për vizitën e tij  të parë në këtë institucion shtetëror. Ai tha se shpreson që komunikimi i këtill do të vazhdojë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit, përmirësimit të kushteve dhe efikasitetit të punës së Avokaturës së shtetit.