Kryeministri Zaev në promovim të “Librit të Bardhë 2018”: Indikatorët tregojnë se ka shpresë dhe perspektivë për rritjen ekonomike, e cila do të themelohet në zhvillimin e sektorit afarist dhe nismave private

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot mori pjesë në  promovimin e “Librit të Bardhë 2018” me organizim të Këshillit të investitorëve të huaj, pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Publikimi i “Librit të Bardhë 2018” paraqet koncept të prioriteteve të politikave ekonomike nga perspektiva e investitorëve të huaj, i cili ofron propozime për lehtësimin e punës në fusha specifike me qëllim të stimulimit të investimit më dinamik të kapitalit të huaj në vend.

Në panel diskutimin e përbashkët, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, kryetari i Këshillit të investitorëve të huaj dhe kryetar u BD të EVN Maqedoni, Shtefan Peter dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski diskutuan për temat aktuale ekonomike dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet ekonomia e Maqedonisë.

 

Kryeministri Zaev iu përgjigj pyetjeve të cilat kishin të bëjnë me rezultatet ekonomike të realizuara në vitin 2018 dhe pritshmërinë për vitin 2019, të problemit me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore, për reformat strukturore në sistemin arsimor dhe tregut të punës, si dhe çështjet lidhur me rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit rajonal dhe procesit të integrimit në vendet e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Të gjithë indikatorët tregojnë se ka perspektivë të jashtëzakonshme dhe shpresë për rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Gjithsesi kjo është e mundur me zhvillimin e sektorit afarist, të nismave private dhe këtu kemi themelin e të gjithë shpresave tona. Tremujori i tretë përfundon me rritje të eksportit prej 16.4 të prodhimtarisë industriale për 5.2%, kurse konsumi final për 5% si rezultat i rritjes së pagave. Të gjithë këto parametra janë indikator i shkëlqyer se jemi në rrugën e duhur”, deklaroi kryeministri Zaev.

Kryeministri Zaev theksoi se gjatë krijimit të politikave dhe sjelljen e legjislacionit dhe ligjeve duhet të merren parasysh kërkesat e sektorit afarist dhe në këtë drejtim përmendi sjelljen e Ligjit të ri për kundërvajtje. 

“Po bëjmë një vendim juridik të përcaktimit të gjobave dhe vendosim vërejtjen para gjobës. Ekonomia na mësoi se inspektorët duhet të punojnë me kompanitë. Shpesh herë gabimet nuk janë të qëllimshme dhe për ato duhet të paralajmërojmë me kohë, me afat të caktuar kohor të korrigjimit të sanksioneve që mos jenë për mbushjen e buxhetit.

Këtë nuk e duam. Vegla jonë është të nxisim rritje të profitit të kompanive, e me këtë do të rriten edhe të ardhurat e buxhetit”, theksoi kryeministri Zaev dhe shtoi se element i rëndësishëm është lufta me ekonominë ilegale, kundrejt së cilës kemi rezultate të mira, me rritjen e të ardhurave nga tatimeve dhe kontributeve sociale nga 15 në 24% rritje në tetor të vitit 2018 në krahasim në tetorin e vitit 2017.

Në diskutimin me rastin e promovimit të publikimit të “Librit të Bardhë 2018” vëmendje e veçantë iu kushtua reformave strukturore në arsim dhe në tregun e punës, të cilët do të zgjidhin problemin me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore,  në të cilën vë theks komuniteti afarist dhe investitorët e huaj në Republikën e Maqedonisë. 

“Fokusi duhet të jetë edhe në arsimin e mesëm dhe atë të lartë. Dje miratuam Ligjin për praktikantë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe e lëshuam. Vegël e cila do të mundësonte që studentët drejtpërdrejtë të kenë edukimin tyre praktik, derisa studiojnë mundet edhe të punojnë dhe të fitojnë, si dhe të jenë të gatshëm për tregun e punës. Kromberg dhe Shubert, Drekelmaer dhe EVN tashmë po hartojnë Program “Matching”. Kjo nuk mjafton duhet të punojmë akoma më shumë në këtë drejtim që të mund t’i përgatisim të rinjtë me përvojë e duhur praktike”, theksoi kryeministri Zaev. 

Duke  folur për perspektivat e hapura për zhvillim të ekonomisë kryeministri Zaev tha se aspiratat prej tri dekadave për anëtarësim në NATO dhe EU ngadalë po përfundojnë dhe shprehu pritshmërinë se Parlamenti do ta mbarojë punën e tij e do të jep një mesazh serioz dhe inkurajues edhe për investitorët e vendit, për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO, kjo do të siguronte paqen e përhershme, stabilitetin dhe sigurinë si parakusht për investimet e reja dhe zhvillim të ekonomisë.