Shenjtëria e Tij Papa Françesku, duke e pranuar ftesën e institucioneve më të larta të vendit dhe Kishës Katolike, më 7 maj të vitit 2019 do të realizojë udhëtim apostolik në Republikën e Maqedonisë, me ç’rast do të vizitojë qytetin e Shkupit – qytetin e lindjes së Shenjtores Nënë Tereza.
Programi i vizitës do të publikohet në kohë.
Nga data 5 deri më 7 maj, Papa Françesku do të realizojë udhëtim apostolik në Bullgari, ku do të vizitojë qytetet Sofje dhe Rakovski.