Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev dhe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, u takuan sot me përfaqësues të Sindikatës së Qendrës Klinike, ku u diskutua për mundësitë e rritjes së pagave të punonjësve shëndetësorë.
Në takim, u diskutua që pas tremujorit të parë, me rebalancin e buxhetit, mund të planifikohet rritje shtesë e pagave për punonjësit e shëndetësisë, varësisht nga mundësitë, për të cilat bisedimet do të vazhdojnë.
Kryeministri Zaev dhe ministri Filipçe shpjeguan se Buxheti është votuar në Kuvend, por që ka një mirëkuptim për personelin shëndetësor, në përputhje me premtimet në Programin, për të cilin po bëhen të gjitha përpjekjet për t'a realizuar deri në vitin 2020.
Deri më tani, punonjësit e shëndetësisë morën rritje pagash prej 5 përqind në shtator të vitit 2018, rritje të kompensimit për kujdestaritë, ndërsa specializantët për herë të parë marrin kompensim dhe paguhen për punën e tyre. Në janar të vitit 2019, vijon rritje shtesë prej 10% për mjekët specialistë, 5% për mjekët e përgjithshëm, 5% për infermierët, ndërsa në shtator të vitit 2019 për punonjësit e tjerë administrativ shëndetësorë.