Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski mbajti fjalim në evenimentin “Sportistë të vitit 2018” dhe theksoi se evenimenti është mundësi e mirë për të theksuar se me “virusin sportiv” në vitin që kalon janë “infektuar” 20 përqind më tepër ose në numër 35 mijë nxënës në arsimin fillor dhe të mesëm të marrin pjesë në sport dhe aktivitete sportive.
Në vazhdim Kaevski u përqendrua rreth masave më të rëndësishme që AMS dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë i morën për fonde shtesë në Buxhet për mbështetjen e projekteve më të rëndësishme sportive.
Në vazhdim të kësaj kumtese e përcjellim fjalimin e Kaevskit nga evenimenti me rastin e zgjedhjes së “Sportistëve të vitit 2018”.
“Një nga projektet që ishte premtimi ynë është edhe kuponi sportiv i cili duhet t’u sjellë fonde shtesë klubeve sportive, sportistëve dhe federatave për vitin e ardhshëm 2019. Kjo masë jo vetëm që duhet t’ua lehtësojë rrugën sportistëve, por duhet edhe të ndihmojë në zhvillimin e “ të varurve të rinj të sportit”, por gjithashtu edhe t’a thyejmë pengesën midis kompanive dhe klubeve sportive.
Kompanitë duhet të na besojnë dhe të na mbështesin se çdo ndihmë në sport është ndihmë edhe në kuadrin e tyre të ardhshëm, sepse vetëm përmes sportit mund të ndërtojmë komb të shëndoshë i cili me frymën sportive dhe trupin e shëndoshë do të ndihmojë në jetën e ardhshme.
Një nga projektet që kemi shpallur është gruaja në sport. Me ndihmën shtesë dhe subvencionimin e klubeve dhe programeve edukative, kemi bërë hap përpara serioz në integrimin e gruas në sport. Shpresojmë se prej viti më vit këtë sistem do ta forcojmë dhe do të gëzohemi për sukseset që i kanë gratë në sport.
Këtë vit, e rifilluam sistemin e veteranëve dhe se përvoja dhe njohuritë e tyre janë tepër të rëndësishme për zhvillimin e sportit. I mbështesim të gjitha aktivitetet e personave me invaliditet dhe personave me aftësi të veçanta, me qëllim të integrimit shtesë të tyre në sport dhe në përditshmëri.
Përfunduam me dokumentacion e tërësishëm dhe në muajin mars nisim me ndërtimin e pishinave, në muajin nëntor e kompletuam projektin ndërtimi i zonave të fituesit në të hapur, të cilët kanë për qëllim ngritjen e sportit rekreativ. Këtu janë edhe shtëpia e sportit dhe dy salla të arteve marciale.
Gjithsesi, fokusi ynë më i madh do të vazhdojë të jetë kategoria e të rinjve, që përmes mbështetjes që e japim, do të kemi sukses ta rrisim sportin dhe kushtet në të.
Së fundi, dua t’i falënderoj Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ministrit të Financave, këshilltarëve të sportit të Kryeministrit, udhëheqësit të sektorit të sportit pranë AMS, federatave të sportit, sportistëve dhe punëtorëve të sportit, profesorëve dhe gazetarëve dhe të gjithë atyre që na përkrahin t’i realizojmë idetë dhe vizionet tona të përbashkëta të sportit në Republikën e Maqedonisë”.