Informacion për tejkalimin e pragut të grimcave PM10 në Manastir, Tetovë, dhe Strumicë

Në pajtim me Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ambientin ajror dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufizuese, margjinat e tolerancës për vlerat kufizuese, vlerat e synuara dhe qëllimet afatgjate (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183, e datës 12/14/2017), në të cilën është i definuar pragu i alarmimit të grimcave të suspenduara me madhësi prej 10 mikrometër (tejkalim i vlerës nga 188 mg/m3 gjatë dy ditëve me radhë ), dhe parashikimi i motit i marrë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, Ju informojmë se i njëjti është i tejkaluar në Shkup, në pikat e matjes në Qendër, Karposh, Rektorat, Milladinovc, Manastir, në pikën e matjes Manastir 2, Tetovë, dhe Strumicë.

Në tabelë janë treguar përqendrimet mesatare ditore të grimcave PM10 në pikat matëse ku ka tejkalim të pragut të alarmimit.

Data Manastir 2 Tetovë Strumicë
17.01.2019 266.92 196.61 276.41
18.01.2019 276.08 201.20 300.68

* μg/m3

 

Ministria e Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinorë (MMJPH) për tejkalimin e pragut të alarmimit ka dorëzuar informacion deri te Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, Drejtoria e Mjedisit Jetësor,Departamenti për marrëdhënie me opinionin pranë MMJPH, Instituti për Shëndet Publik dhe deri te njësitë e vetëqeverisjes lokale ku ka episod të ndotjes alarmante të ajrit.

Në pajtim me konkluzionet e Procesverbalit të mbledhjes së 40-të e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e mbajtur më 28,11,2017, hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat në vijim.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë janë të obliguara që:

  • T’u rekomandojnë të gjitha subjekteve juridike (punëdhënës) t’i lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat më të moshuar se 60 vjet, si dhe personat me astmë kronike, personat që kanë përjetuar infarkt miokardi ose goditje në tru, pavarësisht moshës, me rekomandimin e mjekut amë.
  • T’u rekomandojnë të gjithë subjekteve (punëdhënës) ta riorganizojnë kohën e punës dhe personat të cilët punojnë në ambient të hapur të punojnë prej orës 11: 00 deri në orën 17:00.
  • Rekomandojnë që të mos organizohen gara sportive dhe manifestime të tjera kulturore në ambient të hapur
  • Të sigurojnë kushte për rritjen e aktiviteteve të shërbimeve për ndihmë mjekësore emergjente, vizitë në shtëpi dhe shërbim i patronazhit.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë:

  • T’i obligojë të gjitha organet e administratës shtetëror, agjencitë, fondet, byrotë, entet, ndërmarrjet publike dhe SHA në pronësi shtetërore, si dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale të ulin (deri në 50%) përdorimin e automjeteve zyrtare.
  • Të sigurojë kufizim të punëve të objekteve ndërtimore

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Shtëpinë e Shëndetit dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale:

  • Të sigurojnë strehimore për akomodimin e të pastrehëve.
  • T’u japin mbështetje personave të moshuar dhe të vetmuar përmes vizitave të organizuara.

Ministria e Shëndetësisë:

  • Ta obligojë Shërbimin për ndihmë emergjente të paraqesë Informacion deri te ISHP për numrin e thirrjeve (sipas diagnozës/kodit të MKB 10, gjinisë, moshës, vendbanimit/komunës), për kohëzgjatjen e episodit të ndotjes alarmante të ajrit në bazë ditore deri në përfundim të episodit dhe një javë pas përfundimit.

Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor:

  • Të fillojë me kryerjen e kontrollit të shpeshtë të Instalimeve që i posedojnë licenca A- ISK3, të kryejë matje kontrolluese të emisioneve të substancave ndotëse në ambientin e ajrit me laborator të akredituar, për të përcaktuar a zbatohen kushtet/masat e përcaktuara në Licencë në lidhje me emisionet në ajër.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të përgatisë dhe do të dorëzojë:

  • Rekomandim për instalimet që kanë licencë A-ISKZ, për zvogëlimin e kapacitetit prodhues (deri në 50%), me çka nga kjo masë do të shkyçen instalimet që prodhojnë energji termike dhe elektrike.

NJVL është e detyruar t’i zbatojë masat e përcaktuara në planet afatshkurta ose masat afatshkurta të miratuara në këshillat komunale.