Takim i Kryeministrit Zaev me përfaqësues të Federatës së Volejbollit të RM-së: Urime dhe mbështetje nga Qeveria për volejbollistët për plasmanin në Kampionatin Evropian, falënderim nga Federata deri te Qeveria për bashkëpunimin në zhvillimin e sportit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot u takua me përfaqësues të Federatës së Volejbollit të Maqedonisë, të udhëhequr nga kryetari i Federatës, Petar Jovanovski.

Në takim, nga Kryetari dhe përfaqësuesit e Federatës u shprehur falënderim për mbështetjen nga Kryeministri Zaev, nga Qeveria dhe nga Agjencia për Rini dhe Sport. U theksua se për një vit, për Federatën e Volejbollit u dedikua shumë e konsiderueshme e mjeteve financiare, si asnjëherë më parë.

Gjithashtu, përfaqësuesit e Federatës së Velejbollit të Maqedonisë si hap të rëndësishëm e theksuan, interesin e Kryeministrit Zaev dhe Qeverisë për të dëgjuar sfidat me të cilat ballafaqohen sportistët dhe për të bashkëpunuar në mënyrë aktive në gjetjen e zgjidhjeve.

Kryeministri Zaev dërgoi  urime deri te kryetari i Federatës së Volejbollit Jovanovski, deri te përfaqësuesit e Federatës, si dhe deri te lojtarët e volejbollit për suksesin historik të arritur këtë vit me plasman në Kampionatin Evropian të Volejbollit.

-Ju treguat sukses të shkëlqyer gjatë plasmanit, për këtë shpreh respekt ndaj Federatës në emrin tim dhe në emër të Qeverisë.  Keni mundësi të mirë në Kampionin Evropian të volejbollit që do të mbahet në shtator të këtij viti. Llogaritni në mbështetjen e Qeverisë. Me më tepër masa, si Qeveri kemi për qëllim ta mbështesim sportin, sepse nuk ka përfaqësues më të mirë të shtetit se sa sporti dhe asgjë nuk na afron më shumë se sporti, tha Kryeministri Zaev. 

Në takim u bisedua për mënyrat e mbështetjes dhe motivimit të volejbollistëve, siç është dhënia e një salle sportive Federatës së Volejbollit për nevojat e zhvillimit të volejbollit në Republikën e Maqedonisë, sigurim të kushteve të përshtatshme hapësinore për trajnime, mjete financiare në pajtim me dispozitat ligjore, si dhe mundësitë për promovim më të madh, si të volejbollit, ashtu edhe të sporteve tjera në Republikën e Maqedonisë.