Ministrat e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe i Mbrojtjes Vllado Misajlovski së bashku me drejtorin e Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov, vizituan rajonin e Negotinës i cili u përfshi nga zjarret.
Në terren me forcat e përbashkëta të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, QMK-së, me mbështetjen e pushtetit lokal, po zhvillohet aksion për përballimin e zjarreve. Në shuarjen e zjarreve janë përfshirë edhe helikopterët.
Situata për momentin është nën kontroll dhe po vazhdojnë veprimet për shuarjen e zjarreve. Qeveria ka miratuar vendimin për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Po dërgohet apel për kujdes në pikat e zjarreve të mundshme për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta.