Mickoski: Për disa herë është rritur numri i aplikuesve për masën bujk i ri, në vlerë prej 70 milionë denarë

"Për shkak të kufizimeve zgjedhore nuk mund ta promovojmë masën bujk i ri, megjithëse shpallja ka përfunduar, filtrimi është bërë, 117 përfitues pra aplikues për rreth 70 milionë denarë", tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske.

Kryeministri Mickoski theksoi se për dallim nga viti 2023, kur kishte vetëm 44 aplikues, ose vetëm 18 përfitues, sot ajo është rritush për disa herë, përkatësisht në 117 aplikues.

Ndoshta shifra 117 nuk duket shumë grandioze, por nëse merret parasysh se në vitin 2023 nga 44 aplikues kishim vetëm 18 përfitues, atëherë bëhet fjalë për një rritje të shumëfishtë. Prandaj menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, kur nuk do t’i kemi më ato kufizime ligjore, edhe formalisht kjo masë do të vihet në funksion për mbështetjen e bujqve të rinj.