Ministri për Çështje Evropiane dhe Koordinatori nacional për Instrumentin për reforma dhe rritje, Orhan Murtezani, sot në Ministrinë për Çështje Evropiane e mbajti takimin e parë të Trupit koordinues nacional për Instrumentin për reforma dhe rritje. Në takim, në përputhje me vendimin qeveritar, u konstituua trupi zyrtarisht dhe u përcaktua përbërja e tij. Gjatë diskutimit, ministrat nga institucionet përkatëse shqyrtuan informacione dhe strategji të rëndësishme për zbatimin e mëtejshëm të Agjendës reformuese dhe Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor.
Fokusi i diskutimit ishte i orientuar drejt vlerësimit të zbatimit të masave të ndërmarra reformuese, statusin e kërkesave të parashtruara për lirimin e mjeteve dhe dinamikën e realizimit të tyre brenda afateve të parapara. Në mënyrë shtesë, u shqyrtuan edhe iniciativat rajonale të parashikuara me Planin për rritje, mes të cilave integrimi në tregun digjital dhe energjetik evropian, iniciativa “Roaming si në shtëpi” dhe vendosja e korridoreve të gjelbra, si pjesë e përpjekjeve më të gjera për integrimin ekonomik të rajonit në tregun e vetëm të Bashkimit Evropian.
Me operacionalizimin e Trupit nacional Koordinues për Instrumentin për reforma dhe rritje sigurohet kornizë institucionale për monitorim të sistematik të reformave, avancimin e bashkëpunimit ndërsektorial dhe implementimin në kohë të detyrimeve, gjë që paraqet hap thelbësor në avancimin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut edhe në shfrytëzimin e mbështetjes financiare dhe teknike nga Bashkimi Evropian.