Mickoski për aksionin për uljen e çmimeve të pajisjeve shkollore: ISHT është në terren, nuk kemi shkelje të asaj që është dakorduar

“ISHT është në terren duke vëzhguar nëse respektohet, për momentin nuk kemi shkelje objektive të asaj që është dakorduar”, deklaroi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se sa është i kënaqur nga aksioni për uljen e çmimeve të pajisjeve shkollore. 

“Qeveria në mbledhje miratoi vendim me të cilin siguroi ulje së bashku me tregtarët dhe furnizuesit e pajisjeve shkollore prej 10 deri në 15% të marzhës, në varësi nëse është me shumicë apo pakicë, ndërsa si referencë merret çmimi i datës 1 qershor të vitit 2025. Detyra e tregtarëve është të shënojnë se cili ka qenë çmimi më 1 qershor të vitit 2025 dhe mbi atë bazë të aplikojnë zbritjen prej 10 deri në 15% dhe në hyrje të shitores të vendosin mbishkrim ku shkruan ‘Më pak shpenzime, më shumë për qytetarët’. ISHT është në terren dhe vëzhgon nëse respektohet dhe deri tani nuk kemi vërejtur shkelje objektive të asaj për të cilën kemi rënë dakord”, theksoi kryeministri Mickoski.