Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sonte, mbajti mbledhjen e saj për shkak të valës së të nxehtit dhe situatës me zjarret dhe ka miratuar disa vendime:
- U miratua vendimi për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjeve të zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- Periudha e ekzistimit të gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është në kohëzgjatje prej 30 ditëve;
- Ministria e Punëve të Brendshme është e obliguar të angazhojë forcat policore në funksion të mbështetjes gjatë shuarjes së zjarreve;
- Obligohet Ministria e Shëndetësisë dhe personeli shëndetësor nga mjekësia e përgjithshme dhe ajo e punës të jenë në gatishmëri gjatë kohëzgjatjes së krizës;
- Obligohet Ministria e Financave të sigurojë burime financiare të dedikuara si shtesë nëse shfaqet nevoja për këtë;
- Të informohen Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut për Vendimin e miratuar për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjeve të zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me nenin 31 të Ligjit për Menaxhim të Krizave;
- Për operacionalizim të Vendimit për ekzistimit të gjendjes së krizës si shkak i rritjes së shfaqjeve të zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në bazë të propozimit të Komisionit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhimin me Sistemin për Menaxhimin me Kriza, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i propozon Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të sjellë vendim për pjesëmarrjen e një pjese të pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut (lloji dhe numri i forcave dhe kapaciteteve të njësive ushtarake, qëllimi dhe detyrat për të cilat kërkohen dhe kohëzgjatja e veprimtarisë dhe angazhimit të njësive ushtarake), në përballimin me gjendjen e krizës;
- Shtabi Kryesor për Menaxhimin e Krizave në Qendrën për Menaxhimin e Krizave obligohet të monitorojë situatën, të koordinojë me aktivitetet dhe të informojë rregullisht Qeverinë;
- Shtabi Kryesor pranë Qendrës për Menaxhim të Krizave duhet të fillojë menjëherë me përgatitjen e një plani për veprim për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve, si dhe pasqyrë të plotë të burimeve njerëzore dhe materialo-teknike në dispozicion dhe plan për veprim të koordinuar.
Në të njëjtën kohë, Qeveria apelon qytetarët që të kenë kujdes kur lëvizin në pyje dhe brezave pyjore dhe në zonat e prekura nga zjarret.
Për këtë, obligohet Ministria së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike për Menaxhimin e Pyjeve Shtetërore “Pyjet Nacionale” – Nj.O. Shkup, në seancën e rradhës të Qeverisë të informojnë për gjendjen dhe nevojën për kufizim të lëvizjes së njerëzve në pyje dhe breza pyjorë.