Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i transportit, Aleksandar Nikolloski, sot realizoi takim me shefin e Delegacionit të BE-së në vend, Sh.T. Mihalis Rokas.
Ministri Nikolloski e informoi euroambasadorin për progresin e projekteve aktuale nën kompetencë të Ministrisë së Transportit, me theks te projektet në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore si pjesë e Korridoreve 8 dhe 10.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe qëndrime për çështjet aktuale politike dhe ekonomike në vend dhe rajon, si dhe për mundësitë për fillimin e projekteve kapitale në shtet të mbështetura nga Unioni, i cili është partner i fuqishëm dhe strategjik si në procesin e anëtarësimit të shtetit në familjen evropiane, ashtu edhe në sigurimin e mbështetjes financiare për një sërë projektesh me rëndësi.