Kryeministri Zaev në takim me përfaqësuesit e shoqatës “Lagadin i Vjetër”: Është i domosdoshëm të respektohet vendimi i u.d Kryetarit të Komunës dhe këshilltarëve komunal së Ohrit për parandalimin e ndërtimit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut , Zoran Zaev i shoqëruar nga Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, sot priti në takim delegacionin e Shoqatës së qytetarëve “Lagadin i Vjetër”, të cilët në takim i paraqitën pikëpamjet për ndërtimin e hotelit, si dhe brengën e kërcënimit të këtij objekti për zonën e mbrojtur të Liqenit të Ohrit.

Në bisedë, përfaqësuesit e shoqatës  “Lagadin i Vjetër" shprehën shpresën se vendimi i u.d Kryetarit të Komunës së Ohrit për të  asgjësuar  lejen e ndërtimit të hotelit, këtë herë do të jetë i përhershëm, sepse, siç thonë ata, me aprovimin e lejes  për ndërtim ka pasur disa shkelje të procedurave.

Në takim, Kryeministri Zaev  theksoi se, duke u nisur nga parimet e mbrojtjes së pasurisë natyrore dhe kulturore-historike të Ohrit dhe Liqenit të Ohrit, të regjistruara në Listën e trashëgimisë botërore të UNESKO-s, është e domosdoshme të respektohet vendimi i u.d Kryetarit të Komunës dhe këshilltarëve komunal të Ohrit për ndërprerjen e ndërtimit dhe se në ndërkohë do të kërkohet bazë ligjore për zgjidhjen e përhershme të kësaj çështjeje.

Në bisedën në të cilën në mënyrë aktive mori pjesë edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, u tha se në kuadër të kompetencave të Ministrisë dhe vetëqeverisjes lokale, zgjidhja përfundimtare e kësaj çështjeje mund të pritet nga dispozitat e Propozim-ligjit të ri për planifikim urbanistik i cili është në procedurë parlamentare dhe miratimi i të cilit pritet së shpejti.