Kryeministri Zaev ishte i pranishëm në edicionin e këtij viti të Karnavalit të Strumicës

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ishte i pranishëm në edicionin e këtij viti të Karnavalit të Strumicës, si një nga 7 ngjarjet më tërheqëse të dimrit në Evropë, i cili e siguroi vendin e tij në listën e 20 karnavaleve më të mirë në botë.

Kryeministri Zaev bashkë me bashkëshorten e tij dhe anëtarët e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ftesë të kryetarit të Komunës së Strumicës Kosta Janevski, ishin të pranishëm së manifestimin qendror të solemniteteve të karnavaleve dhe ndoqën qindra maska grupore dhe individuale të frymës tradicionale që me dekada ndërton ky manifestim.

Me të ftuarit e shumtë nga vendi dhe jashtë si pjesëmarrës apo si vizitorë, karnavali i Strumicës këtë vit konfirmon se është lidhje me rëndësi në ndërtimin e urave të bashkëpunimit përmes kulturës dhe traditës me të gjitha qytetet e vëllazëruara të cilët edhe këtë vit dërguan delegacionet e tyre në karnaval.