Kryeministri Zaev nga takimi i liderëve: Vijojnë zgjedhje presidenciale të pastërta si kristal, do të bëjmë të pamundurën që të sigurojmë PSP-në, reformat dhe negociatat me BE-në

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbrëmë e priti kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Në fund të takimit, Kryeministri Zaev për përfaqësuesit e medias dha deklaratën e mëposhtme:

Më lejoni të ndaj kënaqësinë që dialogu vazhdon. Deri më tani kemi pasur dialog për shumë ligje reformash, prandaj jam i bindur se do të vazhdojmë dialogun edhe më tutje, në interes të Republikës së Maqedonisë  së Veriut dhe në interes të të gjithë qytetarëve të saj.

Temat për të cilat biseduam ishin dy: Organizimi i zgjedhjeve presidenciale dhe ligjet e reformave, procese këto që i paraprijnë mundësisë për hapjen e kapitujve për negociata me BE-në.

Diskutuam për ato elemente që janë të rëndësishme për të siguruar zgjedhje të drejta, demokratike dhe kristale. LSDM-ja mbështet një kandidat së bashku me 30 parti të tjera politike dhe ne jemi favoritët. Për ne dhe për kandidatin tonë Stevo Pendarovski, si favorit, është veçanërisht e rëndësishme që zgjedhjet të jenë kristal të pastërta. Nga aspekti shtetëror, por edhe nga aspekti partiak. Diskutuam tema që janë të rëndësishme për opozitën. Ne nuk ishim opozitë para 100 viteve, por deri para 21 muajve dhe e dimë se sa e rëndësishme është që opozita të ketë  rrethana të drejta, për një garë të drejtë.

Biseduam për gjithçka që parasheh ligji, gjegjësisht që nga 11 marsi, njëzet ditë para fillimit të fushatës të përfundojnë të gjitha aktivitetet promovuese, ngjarjet publike, lëshimi në publik i përdorimit të projekteve të realizuara etj. Gjithashtu kemi diskutuar edhe për  të gjitha misionet e monitorimit, OSBE, ODIHR, BE... Kemi hapur  një nismë  të vendeve dhe pozicioneve, të cilat opozita do  ti përcaktojë që të kenë monitorim të përforcuar, me çka shkojmë në një variant të sigurt për zgjedhje të drejta në shtet si dhe për qeverinë dhe opozitën.

Besoj se në fushatën parazgjedhore dhe në një pjesë të fushatës, Republika e Maqedonisë së Veriut, të gjithë aktorët politikë, të gjithë ata që janë përgjegjës për pjesën e tyre, do të kontribuojnë që të kemi zgjedhje të shkëlqyeshme, kristale të pastërta, sepse nuk duam tu japim ndonjë argument miqve të vendeve anëtare të BE-së që të njohin ndonjë dobësi tek ne, sepse qershori është afati kohor shumë i pritur,  si një vend kandidat që nga viti 2005, më në fund ti hapim kapitujt.

Gjithashtu ramë dakord që gjatë fushatës zgjedhore, në nivel operacional, shtabet të kenë  komunikim, sepse momente të reja gjithmonë mund të shfaqen. E gjithë kjo do të kontribuojë të realizohet qëllimi më i rëndësishëm i shtetit, që zgjedhjet të jenë kristale të pastërta.

Pas kësaj, sigurisht dhe të fitojmë. Ne jemi favoritë me Stevo Pendarovskin. Është garancia më e madhe. Të gjithë  pretendentët duan të kenë zgjedhje fer dhe korrekte,  në mënyrë që zgjedhja e kryetarit të të gjithë qytetarëve të ketë legjitimitet të plotë madje edhe ata që kanë votuara për kandidatin e kundërshtar.

Nga pjesa e ligjeve të reformës, kemi harxhuar shumicën  e kohës, me të gjitha sublimimet rreth këtyre çështjeve. Ne diskutuam ligjet mbi shërbimet e zbulimit. Kemi pasur një dialog të mirë, të cilin unë besoj se do të vazhdojë. Këto reforma përfshijnë ekspertë të NATO-s, ata e dinë nga opozita. Për formimin e Agjencisë së Sigurisë së re, ne duhet të votojmë bashkë me opozitën.

Të gjitha ligjet e tjera të reformave duhet të mbështeten dhe unë jam i kënaqur që opozita ka pranuar që nga  nesër me grupet e punës të fillojmë bisedimet  për të diskutuar Ligjin për Prokurorinë Publike. Sigurisht që ata kanë pikëpamjet e tyre dhe pikëpamjet tona janë të qarta. Kësaj  Prokurori Speciale dhe kapacitetit që ka  krijuar në PSP t'i jepet mundësia të vazhdojë, në krye me Katica Janevën dhe të gjithë ekipin, duke përfshirë edhe hetuesit dhe të gjithë të tjerët në ekip, që kanë krijuar një të mirë të përhershme në RMV, në sistemin  e Prokurorisë publik në  Republikës së Maqedonisë së Veriut, të jetë  pikë referimi në atë nivel për të rritur cilësitë e prokurorëve të tjerë publikë.

Pres që përmes diskutimeve në grupet e punës të arrihen kushte për të mbështetur këtë ligj me konsensus, është një detyrim. Në vitin 2016, PSP-në e  votuam të gjithë,  është  rendi që  e ardhmja e Prokurorisë Publike në RMV nëpërmjet një ligji të tilli, për  të cilin shumë ekspertë që të përforcojnë sistemin e prokurorisë  si një pjesë të rëndësishme të reformave. Ky është një kusht që do të na vlerësohet nga ana e BE-së.

Ramë dakord që ne nuk duhet të mbahemi  për afate sepse përafërsisht e dimë kur ato përfundojnë. Së pari, sepse Kuvendi do të ndërpresë punën gjatë fushatës dhe pastaj është tepër vonë. Kështu që ne duhet të ndërtojmë pozicione të përbashkëta deri në fund të marsit dhe ti votojmë  të gjitha ligjet e reformave të Planit 18.

Zbatimi do të jetë gjithashtu shumë i rëndësishëm. Ajo që është e rëndësishme është se në vetë ligjet ka kufizim për afatin e përdorimit të materialit përgjues. Kjo i jep të drejtën opozitës që të shfrytëzoj këtë si mjet. Ligji i jep Prokurorisë Publike mundësi për të parë se si do të sillet ndaj pushtetit. Kjo është një fushëbetejë  serioze dhe një arsye për opozitën që të japë mbështetje për sistemin e Prokurorisë Publike, të formuluar në këtë mënyrë  me ligjin e ri për të fituar të ardhmen e saj.

Diskutuam edhe për  shumë gjëra të tjera që kërkojnë dialog. U hap çështja e procesit të  pajtimit. E hapëm këtë çështje në Kuvend me disa nga deputetët e opozitës. Besoj se do të jemi në gjendje të flasim për të, ashtu si për disa projekte të tjera të rëndësishme si Qendra Klinike. Pres sjellje dhe qëndrime pozitive,  sepse ne të gjithë presim që Republika e Maqedonisë së Veriut të hapë përfundimisht kapitujt e negociatave me BE-në në qershor. Është aspirata e të gjithë qytetarëve tanë, të të gjitha subjekteve politike, si të Qeverisë, ashtu edhe opozitës dhe në pajim me këtë përgjegjësia është e përbashkët.