Takim i Kryeministrit Zaev me ministrin e Izraelit Ellkin: U përshëndetën politikat e guximshme dhe të suksesshme për integrimet në NATO dhe BE, u njoftua mbështetja për integrimet dhe bashkëpunim më të thellë ekonomik

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u takua  me Zeev Ellkin, ministër për mbrojtjen e mjedisit jetësor të Izraelit.

Në takim u shpreh mbështetje për ndryshimet pozitive në vendin tonë, proceset e reformave, zhvillimin e klimës së mirëbesimit midis qytetarëve, përparimin në vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore. U përshëndet shprehja e guximshme dhe suksesi  proceseve politike të rëndësishme për integrimet euroatlantike. Në këtë aspekt, u mbështetën integrimet e hapura në NATO-s të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe aspiratat evropiane të vendit. Në mënyrë të përbashkët u përfundua se e gjithë kjo mundëson thellimin shtesë të marrëdhënieve ekonomike mes Republikës së Maqedonisë së Veriut  dhe Izraelit. Në takim u diskutua edhe për interesin e shprehur të Qeverisë së Izraelit për bashkëpunimin më të thellë ekonomik me vendin tonë dhe mbështetjen në proceset e integrimeve.

- Presim që në fund të vitit të bëhemi shteti anëtari i 30-të i NATO-s dhe t’i hapim negociatat për aderim me BE-në, me qëllim të anëtarësimit të plotfuqishëm në BE. Këto procese për qytetarët dhe shtetin janë stabilitet, siguri dhe ekonomi. Ndikimi në ekonomi në këto procese tani më është i dukshëm. Investuesit e jashtëm janë më të interesuar për të investuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në vendin tonë janë të pranishëm kompani nga Izraeli dhe përcaktimi jonë është që të zhvillohet bashkëpunimin ekonomik, tha Kryeministri Zaev.

Në takim u diskutua mundësia për bashkëpunim më të thellë ekonomik në fushën e bujqësisë, turizmit, aplikimit të përvojës së Izraelit në sferën e teknologjisë, realizimit të kontakteve me afaristët nga të dyja vendet, me qëllim të motivimit shtesë për bashkëpunim.

Ministri i Izraelit Ellkin falenderoi Kryeministrin Zaev për mbështetjen e shënimit të 76 vjetorit të dëbimit të hebrenjve, që sot shënohet në Shkup, për ruajtjen e rëndësisë së Qendrës Përkujtimore të Holokaustit në Shkup, në gjurmët e Jerusalemit në varrezat   hebreje në Manastir. Kryeministri Zaev konstatoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Izraeli janë shtete miqësore të cilat nuk kanë çështje të hapura të ndërsjella dhe se përmes respektimit të kulturës dhe traditës ndërmjet dy vendeve, raportet vetëm mund të zhvillohet.