Kryeministri Zaev u takua me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore, Dejvidse: Bashkëpunimi ynë pres të sjellë shumë suksese dhe përfitime për qytetarët dhe vendin tonë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot realizoi takim me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore, Kun Dejvidse, i cili e prërfaqëson vendin tonë  Maqedoninë e Veriut bashkë me  Armeninë, Bosnje dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Qipron, Gjeorgjinë, Izraelin, Moldavinë, Malin e Zi, Holandën, Rumaninë, dhe Ukrainën. Drejtori ekzekutiv Dejvidse ishte i shoqëruar nga ministri i Financave, Dragan Tevdovski i cili është nikoqir i vizitës së tij dy-ditore në vendin tonë.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin afatgjatë të frytshëm  të vendit tonë me Bankën Botërore, për intensifikimin e saj në të ardhmen dhe për përshpejtimin e realizimit të projekteve të mbështetura dhe të financuara nga Banka Botërore. Kryeministri Zaev shprehu kënaqësi që vendi ynë përfaqësohet nga drejtori Dejvidse i cili ka një përvojë të madhe.

“Është kënaqësi që sot na vizituat si përfaqësues i vendit tonë  dhe rajonit në Bankën Botërore. Aktualisht  Republika e Maqedonisë së Veriut është vend i cili nuk ka konteste dypalëshe dhe është në procesin e anëtarësimit në NATO. Për ne kjo paraqet një sukses të madh dhe tani jemi të fokusuar në shfrytëzimin e përfitimeve të qytetarëve dhe përforcimin e ekonomisë. Bashkëpunimi ynë në këtë fushë pritet të sjellë shumë suksese dhe përfitime për qytetarët dhe vendin tonë,” u shprehë Kryeministri Zaev.

Kryeministri Zaev njoftoi drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore, Dejvidse për rezultatet e arritura në planin ekonomik të cilat tregojnë rritje të ekonomisë prej 3.7 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2018, rritje të investimeve të huaja të drejtpërdrejta në vitin 2018  në një nivel rekord të mbi 624 milion euro dhe rritje të prodhimtarisë industriale prej 12 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2017 dhe vlerësoi se me anë të intensifikimit të bashkëpunimit të përbashkët me Bankën Botërore  do të vazhdojë të përforcohet ky trend pozitiv nga të cilat përfitime të drejtpërdrejta do të ndjejnë qytetarët.

Drejtori ekzekutiv i Bankës Botërore, Dejvidse porositi se zgjidhja e çështjeve politike, anëtarësimi i vendit tonë në NATO, si dhe paralajmërimet për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian,  janë shembull se stabiliteti politik është i rëndësishëm në procesin e arritjes së sfidave ekonomike dhe përparimit ekonomik të vendit dhe në këtë kuptim ai e shprehu angazhimin e tij që në mënyrë të përkushtuar të punojë në drejtim të realizimit të këtyre qëllimeve.