Kryeministri Zaev në takim me xhudistët Berna dhe Edi Sherifovski: Përmes formave dhe mekanizmave konkrete e përmirësojmë situatën në sport, sportistët e rijnë janë afirmim më i madh i shtetit në botë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot në Kabinetin e tij i pranoi  në takim sportistët e rinj-xhudistë, motër e vëlla, Berna dhe Edi Sherifovski të cilët janë kampionë shtetërorë dhe kanë korrur suksese të rëndësishme në garat ballkanike, evropiane dhe botërore.

Me sportistët e rinj të shpresës, Kryeministri Zaev bisedoi për dashurinë e madhe të tyre për këtë sport, i cili siç theksoi i mëson  për disiplinën, përkushtimin dhe respektin ndaj të tjerëve.

“Si Qeveri e RMV, sigurojmë mbështetje të nevojshme të domosdoshme për realizimin e mundësive  kualitative sportive, vendosim mekanizma  për sigurimin e kushteve përkatëse për stërvitje të sportistëve , për shkak se sporti është motivim serioz për të rinjtë. Njëkohësisht, rezultatet e tyre të arritura janë shumë të rëndësishme, duhet t’i ngremë në piedestal  dhe të jenë shembull për të gjithë të rinjtë, për shkak se nuk ka afirmim më të madh të shtetit nga sporti,” tha Kryeministri Zaev, duke i përshëndetur sportistët e rinj.

Sportistët e rinj u falënderuan për pritjen e përzemërt të Kryeministri Zaev dhe treguan planet e tyre për të ardhmen, duke theksuar se kur shkojnë në gara ku e përfaqësojnë vendin e tyre janë krenarë, pasi që e ndjenjë mbështetjen nga shteti, që gjë paraqet motivim shtesë për përfaqësim më dinjitozë të atdheut të tyre dhe arritjen e rezultateve të larta sportive.

Në shenjë respekti dhe falënderimi, sportistët e rinj Kryeministrit Zaev ia dhuruan medaljet e fundit të fituara si kujtim.