Kryeministri Zaev në ceremoninë përkujtimore me rastin e shënimit të 76 vjetorit të dëbimit të hebrenjve të Maqedonisë: Zëri kundër tmerreve të krimeve kundër njerëzimit është obligimi ynë ndaj viktimave, të mbijetuarve dhe gjeneratave të ardhshme

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev sot mori pjesë në ceremoninë përkujtimore që u mbajt në Institucionin Kombëtar Teatri Kombëtar i Maqedonisë - Shkup, me rastin e shënimit të 76 vjetorit të dëbimit hebrenjve të  Maqedonisë në kampin nazist Treblinka dhe hapjen zyrtare të ekspozitës së muzeut në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit.

Në vazhdim, ua përcjellim në mënyrë të plotë fjalimin e Kryeministrit Zaev:

Holokausti është tragjedi njerëzore që nuk mund të krahasohet me asnjë nga anët e errëta të qytetërimit tonë. Akt i së keqes në formën e saj më të tmerrshme.

Sot, kur shënojmë 76 vjetorin e dëbimit të hebrenjve të Maqedonisë në kampet naziste  të vdekjes, themi se ky akt i tmerrshëm do të mbetet përgjithmonë i mbajtur mend dhe kujtimet e viktimave do të mbeten përgjithmonë obligimi ynë – Për t’i mos harruar kurrë!

Në emër të të gjitha viktimave të hebrenjve  dhe në emër të të gjithë viktimave të Luftës së Dytë Botërore.

Kur e shënuam dëbimin dhe ekzekutimin e 7 mijë e 144 hebrenjve të Maqedonisë  në kampin Treblinka dhe kur i përkujtojmë edhe gjashtë milionë të tjerë burra, gra dhe fëmijë, të gjithë ne, duam apo s’duam përballemi me të gjithë këto viktima.

Kur në pasqyrat e Muzeut të Qendrës Përkujtimore të Holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë, kur figura jonë bëhet pjesë e  rrëfimit të të gjithë hebrenjve.

Holokausti nuk është vetëm një faqe e errët e Luftës së Dytë Botërore. Me gjithë tmerrin e saj, ky gjenocid është një paralajmërim dhe një mësim për të gjithë ne, për të gjitha religjionet, për të gjitha kohërat.

Vështirësia e përkujtimit për këtë vuajtje është e papërshkrueshme...