Zëvendëskryeministri i Qeverisë së RMV-së dhe ministër për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq, sot mori pjesë në një pritje të organizuar nga presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në nder të sportistëve të rinj, pjesëmarrës në kampin “Serbia të thërret”.
Takimi i gjashtë me radhë sportivo-edukativ për fëmijë dhe të rinj nga diaspora “Serbia të thërret” filloi në kompleksin e Shtëpisë së nxënësve të shkollave të mesme “Patriarku Pavle” në Beograd, dhe pjesë e këtij kampi ishin edhe fëmijë nga vendi ynë.
Ndryshe, në pritjen e mbajtur në Pallatin e Serbisë, përveç zëvendëskryeministrit dhe ministrit Stoilkoviq, morën pjesë edhe ministri serb pa portofol i ngarkuar për marrëdhënie me diasporën, Gjorgje Miliqeviq, si dhe ministri i sportit Zoran Gajiq.
Në kampin e hapur më 2 gusht mori pjesë një numër rekord fëmijësh – gjithsej 436 nga 18 vende të ndryshme, ndër ta më të shumtët ishin nga Bosnja e Hercegovina dhe nga RMV-ja. Përveç aktiviteteve sportive, kampi kishte edhe karakter edukativo-arsimor, përmes shoqërimit dhe krijimit të miqësive të reja, si dhe njohjes me historinë e pasur dhe bukuritë turistike të Beogradit.