Kryeministri Zaev me Teoharopulos: Marrëveshja e Prespës është hap historik dhe e ardhmja do të tregojë se është në dobi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot u takua me Tanasis Teoharopulos, kryetar i partisë politike DIMAR dhe deputet në Parlamentin grek, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Në takim, Kryeministri Zaev u dëshiroi mirëseardhje të përzemërt mysafirëve nga Greqia, duke e theksuar si të guximshëm vendimin e tyre si parti ta mbështesin Marrëveshjen e Prespës, me çka siç theksoi Kryeministri u ndërmorën hapa konkrete për realizimin e arritjeve historike për të dyja vendet.

“Miq të nderuar, dëshiroj t’ju inkurajoj dhe t’ju premtoj se jemi duke hapur kapitull të ri të miqësisë, bashkëpunim të afërt dhe partneritet strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, që do të sjellë dobi konkrete për qytetarët e të dyja vendeve”, theksoi Kryeministri Zaev duke shtuar se Marrëveshja e Prespës kontribuon për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal dhe është model i mirë për tërë Gadishullin Ballkanik.

Lideri i së Majtës Demokratike, Teoharopulos, i cili në Parlamentin grek votoi për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe u përjashtua nga Lëvizja për Ndryshime, Koalicioni PASOK dhe e Majta Demokratike, për shkak të qëndrimit të ndryshëm të shumicës së deputetëve të Koalicionit, i dërguan urime Kryeministrit Zaev për vendimin e drejtë në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, e cila siç theksoi është një lloj fitoreje mbi nacionalizmin.

U theksua se Maqedonia e Veriut ka mbështetje të plotë për aderimin në NATO dhe iu ofrua bashkëpunim për plotësimin sa më të shpejtë të kushteve për fillimin e negociatave me BE-në.

Në takim, bashkëbiseduesit shprehën vendosmërisë për avancimin e besimit të ndërsjellë, mirëkuptimit dhe mbështetjes në të ardhmen dhe zhvillimin dhe përforcimin e tashmë ekonomisë së vendosur dhe bashkëpunimin tregtar ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë.