Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev me delegacionin qeveritar që e shoqëroi në kuadër të vizitës zyrtare të Republikës së Shqipërisë, u takua me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçin pas takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Në takim u theksuan politikat e kryeministrit Zaev si politika të suksesshme vizionare dhe me përkushtim për Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe për vendet e rajonit.
Marrëveshja e Prespës u potencua si marrëveshje historike që hap të gjitha perspektivat e shtetit tonë në NATO, për shkak është shprehur përkrahje e plotë për integrimet e Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Zaev, shprehu mirënjohjen e tij për procedurën e shpejt të ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, në Parlamentin shqiptar dhe theksoi se përparësitë tashmë ndjehen tek qytetarët.
Thyem të gjitha rekordet për investimet e huaja, u rrit Prodhimi Bruto Vendor, papunësia u ul, pagat rriten. Në proces e sipër është finalizimi i reformave kryesore. Presim që BE-ja të vlerësojë këto rezultate të Republikës së Maqedonisë në qershor, tha kryeministri Zaev.
Ai theksoi përgjegjësinë edhe të pushtetit edhe të opozitës në proceset e rëndësishme të integrimeve evropiane. Ndërkaq, në takim u theksua se dialogu është shumë i rëndësishëm për zhvillimin demokratik të shteteve dhe perspektivave evropiane. Nga të dyja palët u theksua se fuqishëm janë të përkushtuar për përcaktimin strategjik të suksesshëm në qershor.
Kryetari i Qeverisë, Zaev theksoi se edhe në Maqedoninë e Veriut koncepti një shoqëri për të gjithë funksionon me sukses. E vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet Republikë së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, sidomos lehtësimet kufitare, ndërtimi i mirëbesimit ndërmjet institucioneve dhe lidhjes infrastrukturore, kjo do të kontribuojë në lëvizshmërinë e qytetarëve dhe qarkullimin e mallrave.
Në takim u theksua se të dy qeveritë, ajo e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë punojnë me sukses në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.
Kryeministri Zoran Zaev dje ishte në vizitë zyrtare në Tiranë me zëvendëskryetarin e Qeverisë i angazhuar për çështjet evropiane, Bujar Osmani, ministrin e punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov dhe zëvendësministrin e kulturës, Vladimir Lazovski.