Kryeministri Zaev u takua me delegacionin e Nënkomitetit për tranzicion dhe zhvillim të Komitetit për ekonomi dhe siguri në AP të NATO-s

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot e priti në takim delegacionin e Nënkomitetit për tranzicion dhe zhvillim të Komitetit për ekonomi dhe siguri në Asamblenë Parlamentare të NATO-s që është në vizitë dy ditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takimin që u zhvillua në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryeministri Zaev u dëshiroi mirëseardhje delegacionit 12 anëtarësh të vendeve anëtare të NATO-s dhe njëherësh i informoi për çështjet aktuale politike në vend dhe për rezultat e arritura në realizimin e qëllimeve strategjike të vendit, para se gjithash pas nënshkrimit të Protokollit për aderim për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, si dhe për perspektivat e procesit për anëtarësimin e vendit në BE.

Kryeministri në bisedën  me anëtarët e delegacionit, përndryshe deputetë në parlamentet e vendeve prej nga vinë e theksoi rrjedhën pozitive të nënshkrimit të Protokollit aderues dhe tha që pret se deri në fund të vitit ky proces të mbyllet, me çka RMV, do të bëhet vendi i 30-të i plotfuqishëm i anëtar NATO-s.

Kryetari i Qeveris së RMV, Zaev i informoi bashkëbiseduesit rreth implementimit të qëllimeve reformuese me prioritet, për përforcimin e kapaciteteve demokratike të institucioneve në vend, në pajtim me standardet e BE-së dhe NATO-s, si dhe për përcaktimin e Qeverisë për zbatimin e plotë të programit për rritje ekonomike.

“Të gjitha vendet që na rrethojnë i ndjenjë përfitimet tona ekonomike të anëtarësimit në NATO. Këto përvoja po ndodhin në vendin tonë. Vitin e kaluar regjistruam vlerë rekorde të investimeve të huaja të drejtpërdrejta në vlerë prej 624.5 milionë euro. Në tremujorin e fundit nga viti i kaluar realizuam rekorde në çdo tremujor në vlerë prej më shumë se 300 milionë euro. Kjo periudhë përputhet me ndryshimet tona kushtetuese në vend të cilat paralajmëruan anëtarësimin e sigurt në NATO dhe i inkurajuan investitorët të investojnë, sepse vendi ka tani më siguri të plotë dhe siguri si garanci bazë për investime të reja,” tha Kryeministri Zaev në takimin me anëtarët e delegacionit të Nënkomitetit për tranzicion dhe zhvillim të Komitetit për ekonomi dhe siguri në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Anëtarët e delegacionit të Nënkomiteti për tranzicion dhe zhvillim të Komitetit për Ekonomi dhe Siguri në AP  të NATO-s, në takim shfaqën interes të veçantë për më tepër çështje dhe theksuan se takimet dhe informacionet nga vizita e tyre në vendin tonë, kanë domethënie të shkëlqyer për misionin e tyre për vërtetimin e fakteve që do të jenë pjesë e raportit për potencialet e sigurisë dhe ekonomisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me vendet anëtare të NATO-s.