Kryeministri Zaev në takim me drejtoreshën e Bordit të drejtorëve Maqedonia 2025, Stavrof: Qëllimet e juaja janë në linjë me qëllimet tona afatgjate për zhvillimin ekonomik të vendit, të shfrytëzojmë në tërësi potencialin për bashkëpunim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot u takua me drejtoreshën e re të Bordit të drejtorëve Maqedonia 2025, Vera Stavrof dhe drejtoreshën e re ekzekutive, prof. Nikica Mojsoska Bllazhevski, ku u bisedua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit për mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit.

Në takim, Kryeministri Zaev theksoi rëndësinë e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, si parakusht i rëndësishëm që vendi ynë të pozicionohet si destinacion afarist stabil afatgjatë dhe potencoi se rezultatet e para tregojnë nivel rekord të lartë të investimeve të drejtpërdrejta të huaja në vitin 2018 me mbi 624 milionë euro. Kryeministri Zaev porositi se bashkëpunimi me organizatën MK2025 në këtë drejtim është i rëndësishëm për promovimin e vendit në botë, për tërheqjen e investimeve të reja të drejtpërdrejta të huaja, por edhe për gjetjen e tregjeve të reja për kompanitë tona të vendit dhe bashkëpunim i cili është i rëndësishëm për shkëmbimin e njohurive të reja dhe zhvillimin e aftësive të reja.

“Me komunitetin e  biznesit në vendin tonë dhe në diasporë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut synon të thellojë bashkëpunimin dhe në këtë drejtim fillojmë të punojmë në realizimin e projekteve konkrete dhe zhvillimin e ideve të reja të cilat do të avancojnë bashkëpunimin ekonomik dhe do të jenë në dobi të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Organizata juaj nëpërmjet programeve dhe stipendioneve për mbështetje kontribuon për trajnime dhe përgatitje të kuadrove të reja, të rinjtë e vendit tonë të cilët ndihmojnë dhe kontribuojnë në vendin tonë dhe zhvillimin e tërësishëm të ekonomisë. Me rëndësi është se qëllimet e juaja janë në linjë me qëllimet tona afatgjate për zhvillim ekonomik, kemi potencial të madh për bashkëpunim të cilin duhet në tërësi ta shfrytëzojmë”, theksoi Kryeministri Zaev.

Në takim u bisedua edhe për potencialet  e rritjes ekonomike që i posedon Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilat mund të vihen në funksion nëpërmjet tërheqjes së investimeve të reja në këto sektorë, për çka është i rëndësishëm thellimi i bashkëpunimit me këtë organizatë për promovimin e klimës afariste në vendin tonë dhe tërheqjen e investimeve të reja, si dhe për ndërtimin e raporteve të partneritetit dhe relacioneve me komunitetin e biznesit në diasporë.