Tripunovski: Ligji për Bujqësi dhe Zhvillim Rural është themeli i Ministrisë

“Pjesë e strategjisë që po e punojmë e shndërruar në aktivitete konkrete të Qeverisë dhe Ministrisë, është fakti që në dhjetë muajt e parë si përbërje e re, i kemi kushtuar vëmendje serioze mbrojtjes së mundit të bujkut maqedonas,” theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski në emisionin “Tema e ditës” në TV Sitel.

“Për kulturat të cilat muajt e kaluar u blenë nga tregu, vërehet kënaqësi te bujqit. Për rikujtim, viti i kaluar grumbullimi i rrushit përfundoi me sukses. Edhe blerja e specit vitin e kaluar përfundoi pozitivisht, nuk pati hedhje të prodhimit. Grumbullimi i duhanit flet vetë për veten – për suksesin epokal. Në pjesën e plasmanit të lakrës së pranverës kemi hyrje devizore mbi 32 milionë euro,” sqaroi ministri.

Ministri shtoi se në sistemin ENER është ngarkuar Ligji i ri për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, i cili paraqet bazën, themelin e projektimit dhe vizionit të një ministrie, në cilën drejtim duhet të ecet. Ligji po përgatitet me të gjithë përfaqësuesit, në mënyrë transparente dhe të hapur.

“Pas përfundimit të këtyre rreth 30 ditëve gjatë të cilave ligji do të jetë i publikuar, sërish do të ulemi dhe do t’i mbledhim të gjitha idetë e mira, do të organizojmë debate publike, me qëllim që ligji që do të miratohet të jetë vërtetë një projektim i drejtimit që duhet ndjekur,” theksoi ministri.

Ai rikujtoi se para një kohe është shpallur thirrje për kooperativat bujqësore për t’u subvencionuar. Shoqërimi i bujqve është çelësi për plasmanin e produkteve bujqësore.

Ministri theksoi se në periudhën e kaluar ka pasur thirrje publike për bujqit e rinj, pasi është e nevojshme fuqi e re në bujqësi.

“Periudhën e ardhshme, përmes zhvillimit rural, do të shpallet thirrje për blerje dhe kofinancim të sistemeve anti-mburojë nga ngricat (anti-frost),” paralajmëroi ministri.

“Çdo rajon në shtet ka përparësitë e veta në kultivimin e ndonjë kulture bujqësore,” theksoi ministri.