Mickoski: „ Më e mira e Maqedonisë” është një fushatë për nxitjen e prodhimit vendas“

Kryetari i Qeveris së  Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke u përgjigjur në  pyetje gazetareske për thelbin e fushatës „Më e mira e Maqedonisë” për blerjen e produkteve maqedonase, deklaroi:
„Pra, ‘Më e mira e Maqedonisë” është një fushatë patriotike. Një fushatë maqedonase, për qytetarët maqedonas, një fushatë që të gjithë të blejmë produkte maqedonase sepse me të vërtetë më të mirat. Ky është thelbi i kësaj fushate.
Të nxisim prodhimin maqedonas, industrinë përpunuese, dhe unë jam shumë i lumtur që motori kryesor i rritjes së prodhimit industrial, dhe më tej i prodhimit vendas, është pikërisht rritja e industrisë përpunuese. Ky është qëllimi.
Dëshirojmë t’u themi qytetarëve se produktet maqedonase janë më të mirat. Të gjithë të orientohemi drejt tyre. Të përkushtohemi ndaj liqeneve maqedonase, maleve maqedonase, fshatrave maqedonase, verës maqedonase, djathit, kaçkavallit, mishit – janë të mrekullueshme dhe gjithçka tjetër. Le të përpiqemi të bëjmë të gjithë këtë, dhe do të shihni se gjithçka do të jetë ndryshe, dhe të tjerët do të na vlerësojnë më shumë.