Gjëja e dytë që duhet ta komentoj është njëfarë propozimi për “vija të kuqe”, për çështjen me fqinjin tonë lindor. Me kënaqësi e pres atë propozim të shoh se si do të jetë, jam në pritje, me padurim e pres – nga ata të njejtët që pranuan deklaratë për mosndryshimin e emrit, e pastaj e ndryshuan, nga ata që thoshin se nuk ka ultimatume, e pastaj e sollën propozimin francez, nga ata që thoshin “ajdeni të dalim në referendum”, e pastaj nuk i njohën rezultatet e tij, thotë Hristijan Mickoski Kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Mickoski tha se deri sa ai është Kryetar i Qeverisë, nuk do të ketë loja me çështje të tilla, duke theksuar se prioritet janë integrimet evropiane, por ajo rrugë nuk guxon të jetë më i turpshëm.
Le të shohim çfarë janë ato vija të kuqe, ngjyra e të cilave do të jetë më e zbehtë se ngjyra më e bardhë, sepse nuk mund të flitet në të njëjtën kohë për vija të kuqe, e të thuhet “duhet të pranohet gjithçka që është mbi tavolinë, pa kushte”. Por ju them, të jeni të sigurt, përderisa unë jam kryeministër, nuk do të ketë lojëra me çështje të tilla. Shteti do të jetë i sigurt. Prioriteti ynë janë integrimet evropiane. Kanë qenë, janë dhe do të mbeten, por ai rrugëtim nuk guxon më të jetë i turpshëm. Duhet të jetë i denjë, duhet të jetë një rrugë në të cilën do të jemi të barabartë me të gjithë popujt e tjerë evropianë, dhe jo të poshtëruar e të turpëruar siç për fat të keq sot ndjehemi të gjithë ne, theksoi Mickoski dhe shtoi:
Por, fokusi im si kryeministër është një arsim më i mirë, një arsim vërtet evropian, bujq të lumtur, të rinj që mbeten në vend, pensionistë që gëzojnë ditët e tyre më të bukura pas gjithçkaje që kanë bërë në jetën e tyre, për familjen e tyre dhe për shtetin e tyre, punëtorë që kanë kushte pune të njëjta si kolegët e tyre në Evropë. Ekonomi të fortë, investime, standard më të mirë jetese në Ballkan dhe një nga të parët në Evropë. Kjo është ëndrra ime dhe ëndrra e gjeneratës sime, jam i sigurt se secili prej jush do të pajtohet se ia vlen të sakrifikohemi për ta jetësuar këtë ëndërr.