Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e 127-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e 127-të rregullt me më shumë pika të rendit të ditës nga Programi i punës së Qeverisë dhe në interes të qytetarëve.

Në mbledhjen e sotme do të diskutohet Informata për realizimin e Projektit “Kartat rinore, me propozim të Agjencisë për Rini dhe Sport, si dhe Informata në lidhje me fillimin e aktiviteteve për zbatimin e Strategjisë për zhvillimin e sipërmarësisë së femrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2019-2023, me Plan Veprimi, si propozim i Ministrisë së Ekonomisë.

Në këtë mbledhje, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të prononcohet edhe për Informatën për përgatitjen e  Metodologjisë së rishikuar për përcjelljen e realizimit të Programit për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizim në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2015 – 20120.

Sekretariati për Çështje Evropiane për këtë mbledhje e propozoi Informatën për përgatitjen e Mbledhjes së pesëmbëdhjetë të Nënkomitetit për inovacione, shoqëri informatike dhe politikë sociale në kuadër të Komitetit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili do të mbahet më 11 prill 2019, në Bruksel.

Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale sot, do të shqyrtohet Informata me propozim për themelimin e Qendrës së burimeve për krijimin e përgjegjësisë gjinore të politikave dhe buxhetit (Center of Exellence on Gender Responsive Budgeting).

Ministria e Financave në mbledhjen e sotme do ta parashtrojë Propozim-vendimin për ndryshimin e Vendimit për emisionin e shtatëmbëdhjetë të obliguesve për denacionalizim.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të shqyrtohet edhe Plani Vjetor i Veprimit për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për zhvillim të administrimit

të integruar kufitar për vitin 2019, si propozim i Qendrës Kombëtare Koordinuese për menaxhim kufitar.

Mbledhja e rregullt e 127-të e Qeverisë është paraparë të fillojë në orën 12.