Kryeministri Zaev dhe Ministri Spasovski në tribunën me qytetarë në Kumanovë: Shteti është kthyer në rrugën e duhur, me anëtarësimin në NATO dhe me fillimin e bisedimeve me BE askush nuk mendon të largohet nga vendi

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe Ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot morën pjesë në tribunën e 6-të, “Shoqëri e drejtë-mundësi për të gjithë”,  me qytetarët dhe përfaqësuesit e biznes komunitetit në Kumanovë.

“Me anëtarësimin në NATO dhe me marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në në qershor të këtij viti, askush më nuk do të mendoj që është më mirë të jetoj jashtë se sa në vendlindje dhe të rinjtë do të mbeten këtu, në Republikën e Maqedonisë së Veriut,” theksoi Kryeministri Zaev në fjalimin hyrës  para qytetarëve të shumtë.

Ardhmëria stabile të cilën e sjell anëtarësimi në NATO, siç theksoi Kryeministri Zaev tani më është zyrtare se 8 nga 29 vendet anëtare të Aleancës kanë ratifikuar Protokollin për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.”Ardhmëria Evropiane për Maqedoninë e Veriut fillon vetëm pas disa muajve, me fillimin e bisedimeve me BE-në”, shtoi Kryeministri Zaev.

Zaev duke potencuar se e gjithë kjo është rezultat i guximit dhe vendosmërisë me të cilin u arrit marrëveshja me Greqinë, para qytetarëve të rajonit të Kumanovës, ai tha se Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull për të tjerët se si nëpërmjet marrëveshjes dhe dialogut zgjidhen problemet e ndërlikuara. Vendi, siç tha Kryeministri, krijoi model se si përforcohen marrëdhëniet fqinjësore të mira.

“Diplomacia udhëhiqet për qytetarët. Marrëveshja me Greqinë është një shembull i përkryer dhe implementimi i saj veç më i sjell rezultatet e para, dhe të gjithë e ndjejmë refleksionin. Më pakë se gjashtë muaj  nga marrëveshja, vitin 2018 e përfunduam me 624,5 milion investime të huaja, që është katër herë  më shumë  në krahasim me vitin 2017,” tha në mes të tjerash Kryeministri Zaev.

Para qytetarëve të Kumanovës, Kryeministri Zaev shtoi se nga fillimi i punëve para 21 muajve, Qeveria është e përkushtuar në hapjen e perspektivave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj.

“Papunësia në vend është në nivelin historik më të ulët të saj me çka është në shifrat 19,4 për  qind që është zvogëlim prej 3.6 përqind edhe atë vetëm për një vit. Janë hapur vende të reja pune rreth 26.600. Njëkohësisht, janë plotësuar pritshmërit e Qeverisë, për rritjen e PBB-së në kuartalin e katërt të vitit 2018 dhe ai është 3.7 për qind. Rrogat dhe më tej rriten. Edhe pse presim që gjatë fundit të vitit 2020, besoj se në fund të këtij viti rroga mesatare do të arrij deri në 500 euro,” shtoi Kryeministri Zaev.

“Shteti është stabil në aspektin financiar dhe tani nuk kemi më justifikime, duhet ti përveshim krahët për shkak se nuk duhet të presim që rezultatet do të vijnë pa punë. Republika e Maqedonisë së Veriut, mund të jetë vend ideal për të jetuar. Krijojmë kushte, për të cilat do të dëshironi të jetoni këtu,” përfundoi Kryeministri Zaev në fjalimin hyrës në tribunën  me qytetarët “Shoqëri e drejt- mundësi për të gjithë” në Kumanovë.