Takim i Kryeministri Zaev dhe ministrit Spasovski me kryetarin e Komunës së Kumanovës, Dimitrievski: Me një sërë projekte infrastrukturore komuna zhvillohet me temp të përshpejtuar

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, së bashku me Zëvendëskryetarin e Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në Kumanovë u takuan me Kryetarin e Komunës, Maksim Dimitrievski.

Në takim kryesisht u bisedua për projektet infrastrukturore të cilat në periudhën e ardhshme do të realizohen në komunën e Kumanovës.

Duke theksuar se rreth 30 përqind e buxhetit nga Ndërmarrja publike për rrugët shtetërore për vitin e ardhshëm janë dedikuar pikërisht për projektet me rëndësi të veçantë për qytetarët e Kumanovës dhe të rrethinës, Kryeministri Zaev theksoi se Komuna për një kohë të shkurtë do të ngjasoj me një qytet modern evropian.

Kryeministri Zaev gjithashtu shtoi se në komunën e Kumanovës dhe në zonat përreth në muajt e ardhshëm do të ndërtohen rrugë të shumta rajonale dhe lokale, ujësjellës dhe kanalizim. Njëkohësisht siç tha Kryeministri Zaev, përkundër ndërtimit të çerdhes së re vitin e kaluar, këtë vit do të zgjerohen kapacitet e çerdhes në objektin “Sinoliçka”

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Dimitrievski  në takim potencoi se komuna ngadalë del nga borxhet e mëdha me të cilat është përballur ndër vite. Edhe ai nga ana e tij i informoi Kryeministrin Zaev dhe ministrin Spasovski se në kuadër të 3 shkollave fillore do të ndërtohen 3 salla sportive.

Gjithashtu kryetari i Komunës Dimitrievski informoi se Ministri për Kulturë e ka shpall Kumanovën si qytet i kulturës për vitin 2019-të, dhe për faktin që këtë vit qyteti e shënon përvjetorin e madh gjegjësisht 5 shekuj ekzistimi i qytetit.