Kryeministri Zaev në takim me drejtoreshën rajonale të UNDP-së, Spolariq-Eger: UNDP janë partner i përhershëm i Maqedonisë së Veriut për zhvillimin e qëndrueshëm të shtetit dhe realizimin e integrimit evropian

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me Mirjana Spolariq-Eger, ndihmëse e administratorit të Programit për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe drejtoreshë e Byrosë rajonale për Evropë dhe Unionit të shteteve të pavarura, e cila qëndron në vizitë zyrtare në vend.

Në takim u shpreh kënaqësia e ndërsjellë e bashkëpunimit të shkëlqyer dhe të frytshëm qe ekziston ndërmjet përfaqësuesve të sistemit të Kombeve të Bashkuara në vend dhe u shkëmbyen mendime për aktivitetet aktuale nga bashkëpunimi me UNDP-në, që siç theksuan të dyja palët janë mbështetje e madhe për realizimin e prioriteteve dhe përmbushjen e procesit të euro integrimeve të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Zaev njoftoi për ngjarjet e fundit në vend, duke potencuar se Qeveria pas zgjidhjes së kontestit shumëvjeçar me Greqinë është e përkushtuar në procesin e realizimit të qëllimeve strategjike të vendit, si anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe BE-së.

“Bashkëpunimi me UNDP-në është i frytshëm dhe shpreh kënaqësinë për partneritetin e krijuar me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për projektet që kanë të bëjnë me modernizimin e arsimit, mbështetjen në projektet për përfshirjen e të rinjve dhe punësimin e tyre më të lehtë, duke i përdorur modelet e UNDP-së për profesione që e rrisin punësimin dhe ndihmojnë në ndërmarrësi, si dhe krijimin e kapaciteteve në organizatat e shoqërisë civile”, theksoi Kryeministri Zaev duke cekur se qëllimi kryesor është zhvillimi ekonomik i vendit, nxitja e investimeve dhe prosperiteti i qytetarëve te saj, por edhe i vendeve nga rajoni.

Kryeministri Zaev theksoi se shembujt e suksesshëm të bashkëpunimit të përbashkët dhe mënyrës se si Maqedonia i zgjidh çështjet në zhvillim, mund të ndahen nëpërmjet rrjetit të UNDP-së. Gjithashtu u theksua gatishmëria e shprehur për nxitjen dhe përmirësimin e bashkëpunimit digjital në rajon, duke theksuar transformimin digjital i cili është një nga prioritetet e Strategjisë së BE-së si e domosdoshme për rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Bashkëbiseduesit shprehën pritjet dhe bindjet për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm lidhur me definimin e përbashkët të prioriteteve strategjike, aktivitetet aktuale, implementimin e projekteve ekzistuese në interes të shtetit dhe qytetarëve, që janë të rëndësishme edhe nga aspekti i afrimit të vendit drejt standardeve të Bashkimit Evropian.