Ministri i vetëqeverisjes lokale Fazliu në Konferencën e NALAS-it, Qytetet shtytës të zhvillimit

Ministri i  vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu kishte fjalë rasti në Konferencën regjionale - Qytetet shtytës të zhvillimit-Vizioni 2030 që u mbajt sot në Shkup, në organizim të Asociacionit të autoriteteve lokale të shteteve të Evropës Juglindore, NALAS.

Ministri Fazliu vuri në dukje rëndësinë e temës, duke pasur parasysh se në suaza të përgjithshme, gjysma e popullsisë jeton nëpër qytete me tendencë për  rritje të vazhdueshme. Në këtë drejtim, ai theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut duke mbështetur procesin e decentralizimit çmon rolin e autoriteteve lokale dhe përkrah të gjitha përpjekjet për prani dhe pjesëmarrje më të madhe në procesin e zhvillimit më të shpejtë të komunave në vend dhe në rajon.

-Qytetet janë bërthama zhvillimore në rajon me çka në mënyrë të pashmangshme duhet të rrjetëzohen dhe bashkëpunojnë për të siguruar kushte dhe standarde për tërheqjen e investimeve, përmes lidhjeve infrastrukturore në të gjithë sektorët të cilët kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e rajonit. Regjioni ynë lufton për të siguruar pozicion konkurrues në politikën rajonale të Bashkimit Evropian. Të njihet si potencial ku ka llogari të investohet dhe në dhe të cilin në afat më të gjatë do të mundësohet sigurimi i zhvillimit të qëndrueshëm në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe qëllimet zhvillimore dhe të qëndrueshme të Kombeve të Bashkuara. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me politikën e saj aktive për zgjidhjen e kontesteve dhe vendosjen e marrëdhënieve të miqësisë së mirë dhe bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, mbështet fuqishëm iniciativat rajonale për veprim të përbashkët në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian përmes përfshirjes në të gjitha nivelet qeverisëse, sektorin civil dhe atë të biznesit, tha në fjalimin e tij ministri Fazliu.

Ministri Fazliu uroi BNJVL-në dhe kryetarin saj, njëherit kryetar i Shkupit z. Shilegov për kryesimin e radhës me  asociacionin NALAS gjatë këtij viti, duke inkurajuar pjesëmarrësit për afirmimin e rolit të pushtetit lokal në Forumin e ardhshëm të qyteteve dhe rajoneve, që do të mbahet në kuadër të Samitit në Poloni si një nga ngjarjet më të rëndësishme gjatë kryesimit polak me  Procesin e Berlinit.

Në Konferencën rajonale morën pjesë ministra nga vendi, përfaqësues të pushtetit lokal dhe ekspertë nga vendet e rajonit.

 

Ministria e vetëqeverisjes lokale