Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot në pres konferencë paralajmëroi fillimin e masës – pushime të organizuara për punëtorë me të ardhura të ulëta, të ardhurat mujore e të cilëve nuk tejkalonë shumën neto prej 22.000 denarë, që realizohet në kuadër të Programit për turizmin vendor për punëtorët me të ardhura të ulëta për vitin 2019.
“Edhe këtë vit ministria e ekonomisë do të vazhdojë me masën nëpërmjet të cilës punëtorëve me të ardhura të ulëta ju mundëson shfrytëzimin e pushimit vjetor. Duke dashur të mbështesim turizmin vendor Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet programit të Ministrisë së ekonomisë që në vitin 2017 realizon programën e saj për të nxitur rritjen e turizmit në vend por njëkohësisht familjeve që kanë të ardhura mujore më të ulëta të ju mundësojë pushim në një nga qendrat turistike të vendit”, u shpreh Bekteshi.
Kjo masë ka aritur edhe rezultatet e pritura që në vitin e parë të realizimit të saj. Në vitin 2018 janë dhënë 1700 vërtetime gjegjësisht më shumë se 1700 familje kanë shfytëzuar pushime në qendrat turistike në vend që ka rezultuar edhe me rritjen e numrit të turistëve ne vend për 12% në vitin 2018 krahasuar me 2017-tën.Vendet që u vizituan më shumë nga ata që shfrytëzuan këto subvencione janë Ohri,Kodra e Diellit,Mavrova,Berova etj.
“Sivjet nga buxheti i shtetit kemi ndarë 20.000.000 denarë për të njejtën masë , me çrast do të mund të aplikojnë të gjithë punëtorët me të ardhura mujore që nuk do tejkalojnë pagën prej 22.000 denarë, për subvencione prej 15.000 denarë. Përfituesit e këtyre vauçerëve do të kenë në dispozicion një numër të madh të hoteleve të kategorizuara në vend për të bërë pushimet e tyre me të cilët ne si ministri realizues të projektit kemi nënshkruar kontrata bashkëpunimi “ tha Bekteshi.
Thirja publike është shpallur që sot dhe do të zgjasë deri më 30 gusht derisa pushimi vjetor do të mund të realizohet më së voni deri më 30 nëntor të 2019-tës. Të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim mund të sigurohen ne web faqen e ministrisë aty ku mund të njiheni edhe më detajisht për dokumentacionin e nevojshëm si dhe nëpërmjet arhivës së ministrisë .
“Ashtu dhe siç kemi thënë disa herë qëllimi i vetëm i realizimit të kësaj masë është paratë tek qytetarët duke ju ndihmuar familjeve me të ardhura të ulëta që me mbështetjen e shtetit të shfrytëzojnë të drejtën për të realizuar pushim vjetor dhe sigurisht tu jepet mbështetje edhe hotelierëve të risin vëllimin e punës edhe jashtë sezonit turistik duke ndihmuar edhe zhvillimin e turizmit në vend” theksoi ministri Bekteshi.
Sipas statistikave, numri i turistëve vendor rritet në mënyrë konstante , kështuqë në prill të këtij viti krahasuar me prillin e vitit të kaluar kemi rritje prej 6.5% ndërsa numri i fjetjeve arrin në 3.3%, ndërsa në periudhën janar-prill të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve vendor është rritur për 5.4 për qind ndërsa tek numri i fjetjeve të realizuara nga turistët vendor përqindja arrin në 4.4 .