Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë udhëtimit në vendet e rajonit, përkatësisht në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi do të mund të shfrytëzojnë internet, të dërgojnë SMS porosi për çmime më të ulëta madje edhe deri në 99 për qind. Këtë sot e paralajmëroi ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski në konferencën për shtyp.
Në vazhdim fjalimi i ministrit Mançevski në prezantimin e çmimeve të reja për shërbimet e raomingut:
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut prej sot:
- Do të mund të realizojnë thirrje drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor me çmim prej 5,05 denarë për minutë (me TVSH), për çfarë çmimi i deritanishëm mesatarisht ishte 75,4 denarë,
- Do të mund ta marrin thirrje nga cili do çoftë vend i rajonit me çmim prej 2,9 denarë për minutë (me TVSH), në vend të çmimit të deritanishëm prej 30,2 denarë
- Do të mund të dërgojnë SMS me çmim prej 2,6 denarë (me TVSH), në vend si deri më tani prej 16,1 denarë.
- Do të mund të shfrytëzojnë internet në vendet e rajonit të Ballkanit perëndimor në ;mim prej 1.9 denarë (me TVSH)