Kryeministri Zaev njoftoi se ka kontrolle dhe hetime të përforcuara për keqpërdorimet me barërat me recetë: Po ndërmarrim masa, qytetarët do të kenë barëra me recetë gjatë tërë muajit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në mbledhjen për pyetje të deputetëve zbardhi arsyet e zbuluara përmes një analize, se pse qytetarët e vendit nuk mund të marrin barëra me recetë gjatë tërë muajit, por vetëm në fillim të muajit.

 

Ai tha se më shumë se një vit po punohet në këtë çështje, se kontrollet kanë treguar keqpërdorime, se po përgatitet një sistem i plotë i informimit të kontrollit, madje ka një sistem që nga koha e qeverisë së mëparshme dhe paralajmëroi një zgjidhje të plotë për problemin në vjeshtë.

“Një pjesë e problemit shfaqet kur jepen receta fiktive nga ana e mjekëve dhe njëkohësisht, me formë të organizuar mirë, barnatoret, recetat fiktive i marrin dhe barërat njerëzit i marrin pa para, pastaj bëhet tregti me to në vend  dhe jashtë vendit. Ato janë aktivitete kriminele të paligjshme, jemi duke bërë hetime serioze, i përforcuam masat e kontrollit. Nga 1 shtatori deri më 1 tetor mendoj se do të gjejmë zgjidhje. Qëllimi është që qytetarët të marrin barëra në cilën do pjesë të muajit”, tha Kryeministri Zaev.

 

Ai tha se shpreson, që në këtë mënyrë qytetarët nuk do të bëjnë të ashtuquajtura barnatore shtëpie, me brengë që nuk do të mund të gjejnë barëra me recetë.