Kryeministri Zaev: Kjo është koha e disfatës përfundimtare të “shtetit të robëruar”, të gjitha subjektet politike kanë përgjegjësi që t’i mbështesin reformat

Të nderuar qytetarë,

 

 

Dua tu drejtohem me rastin e ngjarjeve të fundit lidhur me Prokurorinë Speciale Publike dhe Propozim ligjin për prokurorinë publike.

 

Jemi përpara hapit përfundimtar për çlirimin e gjyqësorit nga kthetrat e regjimit që qëndron pas nesh. Përgjegjësia e subjekteve politike është shumë e madhe në këtë luftë për shtetin e së drejtës. Por, përgjegjësinë më të madhe e ka partia e cila i solli padrejtësi vendit dhe Mickoski si njeriu i parë i kësaj partie. E di që ju, qytetarët, jeni të lodhur nga bojkotimet politike dhe anulimet dhe se kërkoni hapa vendimtarë. Prandaj unë do të vazhdoj të nxis dhe të bind opozitën të mbështesë reformat.

 

Kjo është koha kur drejtësia hyn në skenë, koha kur nuk guxon të ketë kursime në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Askush nuk është i privilegjuar dhe askush nuk do të amnistohet.

 

Inkurajojmë Prokurorinë Publike që të vazhdojë deri në fund këtë luftë, pa dallim se deri te kush do të arrijnë gjatë hetimit.

 

Kjo është koha e disfatës përfundimtare të “shtetit të robëruar”.

 

Ju ftoj të gjithëve që të mbështesim vendimet me të cilat rrumbullakojmë reformat, për jetesë më të mirë në mozaikun tonë të bukur, në shoqërinë tonë të përbashkët.