Nga mbledhja e 153-të e Qeverisë:30 milion denarë për subvencionet e amvisërisë për kolektorë diellorë, Dritare alumini ose PVC dhe për ngrohës me peleta; Fillojnë punët për infrastrukturën e kanalizimit në zonën industriale Vizbeg

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme solli ndryshimet në Programin për promovimin e burimeve të ripërtrishme të energjisë dhe nxitje për efikasitet të energjisë në amvisëri për vitin 2019.

 

Me ndryshimin e Programit është paraparë rritja e mjeteve të parapara me Buxhetin edhe atë: 5 milion denarë shtesë për subvencione për kolektorë diellorë, 14.7 milion denarë shtesë për subvencione për dritare alumini ose PVC si dhe 10 milion denarë shtesë për subvencione për ngrohës me peleta, me çka mjetet prej 50 milionë rriten në 79 milionë denarë.

 

Në pjesën e ndarjes së subvencioneve për blerjen e ngrohësve në peleta, rekomandohen gjithsej 30 milionë denarë, prej të cilave 15 milion denarë do të jenë të dedikuara për kërkuesit me të ardhura të ulëta (shpenzues të kategorive të ndjeshme) dhe të njëjtët kanë përparësi gjatë ndarjes së subvencioneve. 15 milionë denarë të tjera do të ndahen në mënyrën e përshkruar në programin dhe shpalljen publike.

 

Në këtë mbledhje, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi informatën për fillimin e realizimit të projektit Ndërtim i pjesës së kanalizimit fekal për Zonën Industriale Vizbeg në Komunën Butel. 

 

Ministria e  Transportit dhe Lidhjes informoi se pas përfundimit të procesit për urbanizimin e zonës industriale Vizbeg, filluan dhe janë duke u zhvilluar punët e rrjetit ujësjellës, ndërsa tani janë siguruar edhe dokumentacioni edhe mjetet për ndërtimin e një pjese të kanalizimit fekal. Afati i fundit për kryerjen e kanalizimit të planifikuar shënon diku 14 muaj.

 

Në këtë mbledhje të rregullt të 153-të të Qeverisë së RMV-së, u pranua iniciativa për formimin e Grupit punues për koordinim dhe ndjekje të projekteve zhvilluese në rajonin e Prespës, të cilat u paralajmëruan me nënshkrimin e Marrëveshjes me Republikën e Greqisë, për të cilën janë paraparë disa dhjetëra milionë euro nga IPA dhe fondet e BE-së për bashkëpunim ndërkufitar.

 

Në mbledhjen e sotme u soll vendim për miratimin e mjeteve nga Buxheti i RMV-së për vitin 2019 në shumë prej 5.000.000 denarë, për realizimin e masave për uljen e ndotjes së ajrit dhe uljen e koncentrateve të larta të PM10 dhe PM2.5 në Komunën Strumicë të cilat do të jenë të dedikuara edhe për përfshirjen e Institucionit Publik Shëndetësor, Spitali i Përgjithshëm Strumicë në gazsjellësin e qytetit. Me këtë intervenim do të ulet ndotja e ajrit në qytet, sepse spitali tani ngrohet me naftë, me çka do të realizohen edhe kursime shtesë pasi nafta të zëvendësohet me lëndë djegëse më të lirë dhe ekologjike.

 

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informatën për ngritjen e statusit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkësinë për Demokraci dhe angazhoi Ministrinë për Punë të Jashtme në afat prej 7 ditësh, ta paraqes letrën për qëllime, që përmban kërkesën për statusin e shtetit anëtar të Bordit Drejtues të Bashkësia e Shteteve të Pavarura.

 

RMV-ja është nënshkrues i Deklaratës së Varshavës për themelimin e kësaj bashkësie në vitin 2000 dhe ishte e inkurajuar të ngrejë procedurë për ngritjen e statusit të shtetit për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare si rezultat i kthimit të kursit demokratik dhe demaktratizim i vazhdueshëm i shoqërisë, me çka Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë anëtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mes 29 vendeve anëtare ekzistuese.

 

Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi Propozim-Platformën për pjesëmarrje të delegacionit të RMV-së në mbledhjen e 74-të të rregullt të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev i cili do të mbajë fjalim në debatin e përgjithshëm të Asamblesë më 28 shtator të vitit 2019.

 

 

Fokusi i aktiviteteve të delegacionit, krahas temave nga agjenda e Asamblesë së Përgjithshme, do të jetë mbi bashkëpunimin bilateral, përparimin në realizimin e qëllimeve të jashtme politike strategjike të RMV-së me theks në promovimin e qasjes së re për zgjedhjen e çështjeve bilaterale dhe rajonale, reformat në planin nacional, si dhe pritja (marrja e datës) për fillimin e negociatave me BE-në, procesi përfundimtar i ratifikimit për anëtarësim në NATO. Theksi i veçantë do të vihet në afirmimin e përfitimeve nga Marrëveshja me Greqinë për tejkalimin e dallimeve rreth emrit, çështjeve prioritare nga agjenda e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

 

Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi Informatën për qasjen e RMV-së në Strategjinë e rajonit Adriatiko-Jon dhe angazhoi Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të kërkojnë nga resorët e ministrive kompetente të përcaktojnë nga një koordinator nacional për Strategjinë, të cilët do të jenë të angazhuar për bujqësinë, pylltarinë dhe ekonominë e ujërave, për projektet për transport dhe lidhje, ekonomi, për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor, si dhe koordinatorë për projekte për lidhje rajonale.