Qeveria: Është miratuar informacioni për furnizimin me insulinë dhe terapi tjetër mjekësore për diabetikët – do të ndërtohen dhe rikonstruktohen 30 salla sportive në shkollat fillore dhe të mesme

Në mbledhjen e 73-të të rregullt të mbajtur sot, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi informacionin për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare për furnizimin me insulinë, glukagon, gjilpëra insuline dhe shirita për matjen e sheqerit në gjak, pompa insuline me materiale harxhuese dhe sensorë për matje të vazhdueshme të glikemisë për periudhën prill 2025 – prill 2027. Vlera e përgjithshme e tyre arrin 2.319.311.828,00 denarë me TVSH të përfshirë, prej të cilave 1.854.864.916,00 denarë me TVSH të përfshirë janë mjete të nevojshme për terapi me insulinë, ndërsa 464.446.912,00 denarë me TVSH të përfshirë janë të nevojshme për gjilpëra dhe shirita matës, pompa insuline me materijal harxhues dhe sensorë për matjen e vazhdueshme të glikemisë. Është paraparë që mjetet do të ndahen nga Programi për sigurimin e insulinës, glukagonit, gjilpëra insuline dhe shirita për matjen e sheqerit në gjak, pompa insuline me materiale harxhuese dhe sensorë për matje të vazhdueshme të glikemisë me një dinamikë të përcaktuar të pagesës. Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj përmirësimit dhe kujdesit për shëndetin e të gjithë qytetarëve.

Gjithashtu, në mbledhjen e 74-t të saj, Qeveria miratoi edhe dy vendime të rëndësishme në fushën e arsimit:

Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për nevojën e themelimit të Fakultetit për Shkenca Mjekësore dhe Shëndetësi në kuadër të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir. Themelimi i këtij fakulteti si njësi përbërëse e universitetit paraqet një domosdoshmëri strategjike për përmirësimin e arsimit shëndetësor, veçanërisht në rajonin e Pelagonisë dhe të Jugperëndimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Fakulteti i cili do themelohet do të jetë trashëgimtar ligjor i Shkollës së Lartë Mjekësore dhe, përveç programeve trevjeçare, do të mund të akreditohen edhe programe katërvjeçare për infermierë dhe mami. Duke pasur parasysh kohën e nevojshme për të respektuar mendimet e institucioneve kompetente, si për shembull të shqyrtohet projekti për themelimin e Fakultetit për Shkenca Mjekësore dhe Shëndetësi si njesi në kuadër të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir nga ana e Bordit për Akreditim të Arsimit të Lartë, të miratohet ligji për themelimin e tij dhe të respektohet neni 149 i Ligjit për Arsimin e Lartë, ku është theksuar se regjistrimi i studimeve bëhet në bazë të një konkursi publik që e shpall universiteti, përkatësisht shkolla e lartë profesionale e pavarur që i realizon studimet, të paktën pesë muaj para fillimit të mësimit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës propozoi që Fakulteti për Shkenca Mjekësore dhe Shëndetësi të fillojë me punë nga viti akademik 2026/2027, ndërsa ndërkohë të përfundojnë të gjitha procedurat sipas Ligjit për Arsimin e Lartë.

Gjithashtu, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi informacionin për sigurimin e pjesëmarrjes buxhetore për realizimin e kredisë për ndërtimin dhe pajisjen e 30 sallave sportive shkollore në shkollat fillore dhe për rikonstruksionin e shkollave.

Në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës po realizohet projekti - Ndërtim dhe pajisje e 145 sallave sportive shkollore dhe rehabilitim i shkollave fillore dhe të mesme. Ky projekt ka për qëllim të sigurojë kushte më të mira për zhvillimin e mësimit dhe të përmirësojë sportin shkollor, shëndetin dhe zakonet e shëndetshme tek nxënësit. Ndërtimi i sallave sportive është pjesë e programit të Qeverisë dhe paraqet një nga projektet që tashmë filon procedura për realizimin e tyre. Për këtë qëllim, Qeveria  e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për sigurimin e pjesëmarrjes buxhetore për realizimin e kredisë për ndërtimin dhe pajisjen e 30 sallave sportive në shkollat fillore dhe për rikonstruksionin e shkollave dhe dha pëlqimin për marrjen e obligimeve për të cilat është i nevojshëm përdorimi i mjeteve buxhetore në vitet 2026, 2027, 2028 dhe 2029, për kredinë për ndërtimin dhe pajisjen e 30 sallave sportive shkollore në shkollat fillore dhe për rikonstruksionin e shkollave.